Lajmi i fundit

LIVE- Kuvendi në seancë, jashtë protesta e qytetarëve nuk ndalet, nuk tërhiqen as nga dhuna e policisë

Gra, fëmijë e të moshuar përballë gazit dhe ujit me piper para Kuvendit, protesta tentohet të mbytet me forcë

10:49, 23/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta e zhvilluar këtë të enjte para hyrjes së Kuvendit të Shqipërisë u shoqërua me skena të forta dhune, teksa qytetarët që kishin dalë për të protestuar kundër qeverisë së Edi Ramës u përballën me gaz lotsjellës, ujë me piper dhe ndërhyrjen fizike të forcave të policisë.

Mes protestuesve kishte gra, të moshuar dhe fëmijë, të cilët mbanin pankarta, brohorisnin kundër qeverisë dhe hidhnin vezë në shenjë revolte. Megjithatë, përgjigjja e narkopolicisë ishte përdorimi i mjeteve të forcës për të shpërndarë turmën.

Pamjet nga protesta tregojnë momente kur të moshuar largohen mes tymit të gazit, gra që përpiqen të mbrojnë fëmijët nga spërkatjet me ujë me piper dhe qytetarë të tërhequr me forcë nga efektivët e policisë. Skenat kanë shkaktuar reagime të forta, pasi në mesin e protestuesve ndodheshin kategori të pambrojtura, të cilat u ekspozuan ndaj mjeteve të përdorura nga policia.

Në vend që të garantonte zhvillimin paqësor të protestës dhe të mbronte të drejtën kushtetuese të qytetarëve për t'u tubuar, qeveria zgjodhi edhe një herë t'i përgjigjej pakënaqësisë qytetare me forcë. Përdorimi i gazit lotsjellës dhe ujit me piper ndaj një proteste ku ishin të pranishëm edhe fëmijë, gra e të moshuar ngre pikëpyetje serioze mbi proporcionalitetin e veprimeve të Policisë së Shtetit dhe standardet demokratike të menaxhimit të protestave.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco