‘Prona shtetërore pa inventar’, Lika: Rama po i shpërndan para zgjedhjeve, është afera e radhës

18:47, 22/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ekspertja e çështjeve ekonomike Meri Lika, e ftuar në ‘Task Force’ me Sonila Meçon në SYRI TV, ka ngritur pikëpyetje mbi mënyrën se si qeveria po menaxhon pronat shtetërore, duke deklaruar se procesi po ecën përpara pa një inventar të plotë të pasurive të shtetit.

“Në përgjithësi duhet të kesh një listë të pronave njëherë, pastaj të thuash që këto prona do të jepen. Shteti shqiptar nuk e ka një listë të pronave të tij. Nuk e ka inventarin e pronave”, tha Lika.

Lika theksoi se fakti që qeveria po nxiton të japë prona pa pasur më parë një pasqyrë të qartë të aseteve shtetërore krijon dyshime për transparencën e këtij procesi.

Ajo e lidhi këtë nxitim edhe me nevojën për para dhe periudhën para zgjedhjeve, duke deklaruar se qeveria po përpiqet të krijojë lidhje dhe interesa për të ruajtur pushtetin.

Pjesë nga intervista:

Nxitimi tregon që është për pastrimin e parave, sepse në përgjithësi duhet të kesh një listë të pronave njëherë, pastaj të thuash që këto prona do të jepen. Shteti shqiptar nuk e ka një listë të pronave të tij. Nuk e ka inventarin e pronave. Sepse edhe një shoqëri private, po të ketë inventarin, e di çfarë mund të shesë, çfarë të përdorë; ne nuk e kemi.

Kështu që nxitimi i tij, pa arritur njëherë që të ketë inventarin, por direkt duke dhënë prona, të cilat e di që nuk janë të të tjerëve, janë të qytetarëve, po janë të shtetit, pavarësisht se mund të jenë edhe nëpër çështje gjyqësore, qytetarët duke kërkuar pronat, ai ka filluar t'i shpërndajë, sepse duhet të përshpejtojë këtë proces të pastrimit të parave që duhet ta përshpejtojë kryeministri.

Sepse i duhen paratë, në fakt, dhe e ka përshpejtuar më shumë tani që po i vjen edhe fushata. Është para fushate dhe po fillon t'i krijojë këto tela dhe lidhjet e tij, që të mbajë pjesën që i takon të luanit për të qeverisur edhe ndonjë mandat tjetër.

Por për mua, si ekonomiste, unë duhet të kisha njëherë një inventar pronash. Shteti duhet të kishte dhënë pronat ku i ka njëherë këto të maleve, ku janë pronat e tij që do t'ua japë investitorëve të mëdhenj strategjikë, pastaj të fillonte t'i përdorte, se nuk mund t'i përdorë.

Nuk ka, nuk ka një kadastër të pronave shtetërore. Nuk ka.

Më ka bërë përshtypje njëherë që më thotë një shoqja ime nga Shkodra që duhet të vete në Rubik... në Rrëshen, sepse arkiva e Shkodrës është në Rrëshen, tha. Po, që nga Shkodra duhet të shkonte në Rrëshen që të merrte disa letra. Dhe jam habitur, nuk e di, se ashtu qenka bërë organizimi.

Tani kështu janë dhe për këta qytetarët e tjerë. Këta qytetarë që të venë në një zyrë, duhet të bëjnë rrugë, të humbasin një ditë të tërë, që të shkojnë në një zyrë shtetërore për një problem që mund të kenë me shtetin. Sigurisht që edhe shumë nga shërbimet janë online, por ka shumë probleme që qytetari duhet të vete t'i zgjidhë.

Për shembull, te taksat e bashkive, përveç Tiranës, qytetet e tjera i kanë që ti duhet të shkosh në bashki. Duhet të shkosh të regjistrohesh. Që Durrësi këtu, Durrësi këtu, ti duhet të vesh, qytetari duhet të vete ta regjistrojë biznesin atje në bashki. Kështu që një aktivitet që mund të hapet në një nga këto bashki që po shkrin kryeministri, për të hapur një aktivitet, duhet të vete në qytetin tjetër që të regjistrojë subjektin e tij.

Pastaj duhet të vete përsëri për të marrë taksat vjetore, pastaj duhet të vete përsëri që të marrë një vërtetim që i ka shlyer të gjitha taksat.

Aksesi që duhet të ketë qytetari dhe kontakti që duhet të ketë pushteti me qytetarin. Po te këto, për shembull, bashkitë e vogla që kishin bërë, sot më duket e pashë një si tabelë ku tregonte se pse po shkrihen. Edhe thoshte një efekt demografik, edhe më duket edhe një efekt tjetër.

Dhe ajo që më bëri përshtypje ishte demografiku, dhe me këtë e vërteton totalisht braktisjen e Shqipërisë. Sepse shumica ishte me demografikun, domethënë të gjitha e kishin demografikun dhe kjo tregon që Shqipëria është braktisur, është shpopulluar.

Sepse ai është shumë larg, gjithçka. Ai nuk merr më asgjë nga shteti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco