Protesta e përditshme para godinës së Kryeministrisë pritet të vijojë edhe këtë të mërkurë, duke shënuar ditën e 53-të radhazi të tubimit, duke nisur me grumbullimin te ‘Sheshi Skënderbej’.
Qytetarët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive, ndërsa mbështetësit pritet të mblidhen sërish për të shprehur kundërshtimin ndaj qeverisë në orën 19:00 përpara Kryeministrisë.
Protestuesit pritet të përsëriten thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se do ta vazhdojnë mobilizimin deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.
© SYRI.net