SYRI TV/ PD zgjedh nënkryetarët dhe sekretariatin, tre nënkryetarë të rinj

12:56, 16/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Belind Këlliçi, Nikola Kedhi dhe Erisa Bajaziti u zgjodhën nënkryetarë të rinj të Partisë Demokratike, ndërsa Flamur Noka u rikonfirmua në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm. Këshilli Kombëtar zgjodhi gjithashtu sekretarët e rinj të strukturave të partisë dhe anëtarët e Komisionit të Apelimit. Strukturat e reja të PD-së përbëhen nga të rinj nën moshën 35 vjeç dhe përfaqësues të diasporës, ndërsa 13 nga 15 anëtarët e Sekretariatit të ri janë emra që hyjnë për herë të parë në këto struktura drejtuese, duke dëshmuar ripërtëritjen e Partisë.

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike ka zgjedhur tre nënkryetarët e rinj dhe drejtuesit e strukturave të PD-së, duke përmbyllur procesin e ristrukturimit të saj. Procesi i votimit dhe numërimit u zhvillua në mënyrë transparente, në prani të mediave, dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit.

Belind Këlliçi, Nikola Kedhi dhe Erisa Bajaziti u zgjodhën nënkryetarë të rinj të Partisë Demokratike. Flamur Noka u konfirmua në detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm, ndërsa Klevis Balliu u zgjodh Sekretar Organizativ.

Andi Mustafaj do të drejtojë Departamentin e Burimeve Njerëzore, ndërsa Marash Logu u ngarkua me Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore. Viola Kapedani u zgjodh Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun, Eva Metaj Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile, Fjoralba Dizdari Sekretare për Integrimin Evropian dhe Ethem Aga Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën.

Për sekretariatet e Dixhitalizimit, Infrastrukturës dhe Çështjeve të Pronarëve u zgjodhën përkatësisht Etion Kapedani, Gentian Kaprata dhe Endira Bushati.

Ndërsa Franc Nuri do të mbulojë të Drejtat e Njeriut, Ylli Asllani Pushtetin Vendor, Shkëlqim Lepenica Aksionin Qeveritar dhe Çështjet e të Përndjekurve Politikë.

Këshilli Kombëtar zgjodhi gjithashtu edhe anëtarët e Komisionit të Apelimit të Partisë Demokratike, i cili përbëhet nga Adriana Kalaja, Besart Logu, Shaqir Manjani, Suina Asllanaj dhe Gentian Koçi.

Këshilli Kombëtar pasqyron qartë mesazhin kryesor të Kuvendit Kombëtar të PD-së të 30 majit për ripërtëritjen dhe hapjen e Partisë Demokratike. Për herë të parë në historinë e saj, Partia Demokratike ka zgjedhur si nënkryetarë përfaqësues të të rinjve nën moshën 35 vjeç dhe të diasporës. Të tre nënkryetarët janë pjesë e lidershipit të partisë për herë të parë.

Gjithashtu, 13 nga 15 anëtarët e Sekretariatit të ri janë emra që hyjnë për herë të parë në këto struktura drejtuese, një lëvizje që, sipas PD-së, synon hapjen e partisë, qarkullimin e elitave dhe promovimin e brezit të ri të drejtuesve.

TABELA
NËNKRYETARËT DHE DREJTUESIT E STRUKTURAVE TË PD-së

Nënkryetarë të PD-së
Belind Këlliçi
Nikola Kedhi
Erisa Bajaziti

Sekretar i Përgjithshëm
Flamur Noka

Sekretar Organizativ
Klevis Balliu

Sekretar për Burimet Njerëzore
Andi Mustafaj

Sekretar për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore
Marash Logu

Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun
Viola Kapedani

Sekretare për Organizatat Partnere dhe Shoqërinë Civile
Eva Metaj

Sekretare për Integrimin Evropian
Fjoralba Dizdari

Sekretar për Emigracionin dhe Diasporën
Ethem Aga

Sekretar për Dixhitalizimin
Etion Kapedani

Sekretar për Infrastrukturën dhe Territorin
Gentian Kaprata

Sekretare për Çështjet e Pronave dhe Luftën kundër Korrupsionit
Endira Bushati

Sekretar për të Drejtat e Njeriut
Franc Nuri

Sekretar për të Përndjekurit Politikë
Shkëlqim Lepenica

Sekretar për Pushtetin Lokal
Ylli Asllani

Sekretar për Aksionin Qytetar
Erges Eskiu

Anëtarë të Komisionit të Apelimit:
Adriana Kalaja
Besart Logu
Shaqir Manjani
Suina Asllanaj
Gentian Koçi

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco