Protestuesit mundin Ramën edhe në betejën me celebrity

Protestuesit mundin Ramën edhe në betejën me celebrity

12:31, 16/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Grigels Muçollari/

Dua Lipa, një nga këngëtaret më të njohura në botë, ia çoi dëm Edi Ramës gjithë investimin që bëri me Kanye West, duke i dhënë 4.2 milionë euro nga taksat e qytetarëve.

Në një dalje publike ajo shprehu hapur mbështetjen për protestën dhe kritikoi qeverinë që ka ndryshuar ligjin për zonat e mbrojtura për t’i hapur rrugë ndërtimit, pa bërë konsulta e pa pyetur njeri.

Nuk ka asnjë dyshim se ndikimi në opinion dhe në imazh i Dua Lipës është më i madh se i Kanye West, i cili shpesh është bërë i njohur për skandale e qëndrime të dënueshme.

Vetëm postimet që Dua bënte nga pushimet në Shqipëri merrnin miliona reagime në mbarë botën.

Sa i përket përfitimeve nga koncerti që u shpërblye me 4.2 milionë euro, gjithçka është e diskutueshme. Disa media botërore kanë raportuar jo klasin e eventit, por habinë se si përdoren paratë e buxhetit të një vendi të varfër për një këngëtar.

Në ditën e 46-të të protestës, mund të thuhet pa drojë se edhe këtë betejë me celebrity, me Edi Ramën, të rinjtë e sheshit e fituan. Ashtu siç kanë siguruar mbështetjen e mediave më të mëdha të botës, ndërkohë që autokratit i kanë ngelur televizionet dhe portalet që ka nën kontroll këtu, media që u ka dalë boja dhe janë diskredituar.

Në çdo ditë që kalon, protestuesit marrin edhe më shumë epërsi morale sesa Edi Rama. Është mirë edhe për të të dëgjojë sa më shpejt mesazhin dhe të pranojë 5 kërkesat.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco