SYRI TV/ ‘Balluku’, Braho: Në vijim mund të kemi vendimmarrje, nuk mund të vlerësoj qëndrimin e Kuvendit

15:45, 15/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nën akuzë për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, por SPAK ende nuk ka një vendim për ish.zv kryeministren Belinda Balluku. Kreu I SPAK Klodian Braho u shpreh sot gjatë raportimit në Kuvend, se në vijim do të kenë një vendimmarrje në lidhje me kërkesën e re që duhet drejtuar Parlamentit për heqjen e imunitetit. I pyetur mbi kallëzimin për Edi Ramën dhe librin “Albanian File”, Braho u shpreh se askush nuk është imun, ndërsa për politikanët pjesëmarrës në Aruba, e cilësoi një çështje në hetim për të cilën nuk mund të komentoj. SPAK e cilëson pastrimin e parave të krimit dhe korrupsionit një fenomen shqetësues që tashmë ka kaluar edhe kufijtë e Shqipërisë nëpërmjet kriptovalutave.

Syri tv

Ndonëse më akuzë të re për korrupsion dhe pastrim parash, kreu i SPAK, Klodian Brago deklaroi se Prokuroria e Posaçme ende nuk e ka një vendimmarrje për një masë të re sigurie për Belinda Balluku, por që pritet ta ketë në vijim. Këtë deklaratë kreu i SPAK e bëri në komisionin për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe Mbikëqyrjen Institucionale i pyetur në lidhe me vonesën e një kërkese të re për imunitetin, pas refuzimit të parë që Edi Rama dhe mazhoranca socialiste i bënë kërkesës së SPAK.

I pyetur në lidhje me kallëzimin e Partisë Demokratike për Albanian File, Braho tha se asnjë person nuk është në organin e akuzës, duke theksuar se çdo kush që ka prova për këtë çështje duhet ti adresojë në SPAK.

Klodian Braho nuk kishte një përgjigje mbi politikanët që kanë marrë pjesë në takimin e Arubas, duke e anashkaluar me argumentin se është një çështje në hetim.

Përfaqësuesit e Prokurorisë së Posaçme kanë konfirmuar se pastrimi i parave përbën një rrezik për ekonominë shqiptare dhe kryesisht në fushën e ndërtimit.

Pastrimi i parave të gjeneruara në Shqipëri nga aktivitetet kriminale, sipas prokurorisë së posaçme nuk po bëhet vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë vendit, nëpërmjet kriptovalutave.

Në lidhje me krimet zgjedhore, Braho tha se ai është një fenomen shqetësues por sipas tij në disa raste krimi zgjedhor është perceptim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco