Raporti i Gjykatës Evropiane të Audituesve - Rrugët që shemben, Zhulali: Skandal, u shpërdoruan miliona euro të BE

15:30, 15/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një raport i fundit nga Gjykata Evropiane e Audituesve ka nxjerrë në dritë një skandal të vërtetë me fondet evropiane në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria radhitet ndër zonat më problematike. Bëhet fjalë për një vlerë prej plot 527 milionë eurosh të dhëna në 10 vitet e fundit me qëllim ndërtimin e infrastrukturës ndërlidhëse dhe korridoreve të transportit, fonde të cilat në praktikë po rezultojnë të shpërdoruara.

Sipas raportit që analizon zbatimin e projekteve evropiane, rrugët e financuara nuk plotësojnë standardet e kërkuara të sigurisë dhe shpejtësisë. Në rastin e Shqipërisë, sipas Anëtares se Kryesisë së Partisë Demokratike, Ilda Zhulali që ishte në një intervistë me moderatorin Arnold Kariqi në Syri tv, situata paraqitet tejet shqetësuese, me rrugë që shemben vetëm gjashtë muaj pas ndërtimit apo edhe gjatë vetë procesit të punimeve, duke paralizuar trafikun kombëtar.

Një tregues i qartë i këtij dështimi është zvarritja e hekurudhës Tiranë-Durrës. Rikonstruksioni që financohet nga BE ishte planifikuar të përfundonte në vitin 2024. Ishte vetë Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila kishte deklaruar publikisht se do të udhëtonte me tren drejt Durrësit në këtë vit. Realiteti flet ndryshe: jemi ende në pritje të përfundimit, me afate që po shtyhen drejt vitit 2026. Në të njëjtën linjë shqetësimi mbetet dhe fati i Korridorit 8, një projekt strategjik për të cilin gjithashtu ngrihen hije skandalesh.

Ekspertët paralajmërojnë se audituesit kanë marrë në shqyrtim vetëm raste të veçuara dhe jo tablonë e plotë. Nëse thellohen në specifikat e vendit tonë, numri i skandaleve me fondet publike mund të jetë shumë herë më i madh, duke e lënë Shqipërinë përfundimisht jashtë rrjetit dhe korridoreve të rëndësishme evropiane të transportit.

Arnold Kariqi: Me sa duket vendi rrezikon të humbasë trenin e 2030-ës për nga zvarritja e projekteve. Si e shohim këtë zhvillim dhe në cilat hapa jemi nëse e krahasojmë me Malin e Zi e cila kishte plotësuar 18 kapituj, Shqipëria është akoma tek 3 të parat.

Ilda Zhulali: Në fakt ky është një raport që vjen nga Gjykata Evropiane e Audituesve. Është një raport shumë i rëndësishëm sepse na tregon të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, se si janë shpenzuar paratë që ka dhënë Komisioni Evropian dhe vendet anëtare të BE-së për vendet tona, si i kemi shfrytëzuar ne ato dhe në fund fare a i kanë shërbyer atij qëllimi për të cilin janë dhënë këto para apo jo. Siç thuhet dhe në këtë raport, janë dhënë në 10 vitet e fundit 527 milionë euro për gjashtë vendet e rajonit, që ne të ndërtojmë një infrastrukturë që na lidh më mirë vendet tona me njëra-tjetrën, por po ashtu na përfshin në korridoret evropiane të transportit, dhe bën lëvizjen dhe ndërlidhjen e vendeve të rajonit me Evropën më të gjallë dhe më funksionale. Tani nga të gjitha këto para, 527 milionë euro që nuk janë pak, që i ka dhënë Bashkimi Evropian, këta auditues shikojnë se çfarë ka ndodhur. Këto para kanë shkuar për të ndërtuar rrugë të cilat janë funksionale? A janë sipas standardeve evropiane, pra ti mund të ecësh në këto korsi të shpejtësisë dhe të jesh i sigurt? Apo ndodh siç ka ndodhur në Shqipëri që rrugët rrëzohen gjashtë muaj, një vit pasi janë ndërtuar, apo dhe në proces ndërtimi, siç pamë disa muaj më përpara ku e gjithë hyrja e vendit u bllokua për shkak të shembjeve në rrugë.

Këtë lloj studimi ka bërë ky raport që është prodhuar nga Gjykata Evropiane e Audituesve, të cilët i tërheqin vëmendjen edhe vendeve të rajonit, pra çdo vend ka përgjegjësinë për prokurimin e projekteve, për ndërtimin e tyre, për mbikëqyrjen e të tjerë, por në të njëjtën kohë i tërheq vëmendjen dhe Komisionit Evropian për mënyrën se si ka monitoruar ai zbatimin e këtyre projekteve. Dhe thotë që Komisioni Evropian, në fakt, nuk i ka të mira dhe të afta mekanizmat që ka aktualisht për të shikuar nëse këto projekte janë zbatuar si duhet apo jo, pra që do të thotë që paratë janë shpenzuar në destinacion dhe për cilësinë që kërkohet të këtyre rrugëve. Prandaj ky raport është si të thuash goditës edhe për Komisionin Evropian dhe ata burokratët në Evropë që nuk e bëjnë punën e tyre si duhet dhe paguhen me taksat e qytetarëve evropianë, por në të njëjtën kohë i tërheq vëmendjen dhe çdo qeverie të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë probleme dhe i thotë që pavarësisht parave që ju keni marrë, nëse ju vazhdoni kështu, ju do të humbisni shansin për t'u bërë pjesë e korridoreve ndërlidhëse evropiane që më pas do të sillnin sigurisht përfitime edhe për vendet tona në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Arnold Kariqi: Pra e thënë ndryshe zonja Zhulali, indirekt raporti thotë se paratë e taksapaguesve evropianë në Shqipëri vidhen, jo vetëm nga qeveria, por edhe nga ata që duhet ta kontrollojnë?

Ilda Zhulali: Kjo do të thotë që paratë shpërdorohen. Në mënyra të ndryshme ata kanë zbuluar disa mënyra se si shpërdorohen paratë. Mendoj që ata nuk janë futur në thellësi vetëm për Shqipërinë, kanë parë një tipologji të mënyrës se si janë përdorur paratë dhe se si janë financuar projektet. Dhe janë përpjekur në fakt të gjejnë më shumë rastet e suksesit sesa rastet e dështimit, sepse po të ishin futur me thellësi çështjes në Shqipëri, aty do të kishim këto skandalet që ne tashmë jemi bërë dëshmitarë. Po flasin edhe vetë rezultatet. Për shembull, po marrim faktin që në Shqipëri, hekurudha që tashmë është e financuar me paratë e Bashkimit Evropian, ndër të tjera, do të duhej të kishte përfunduar në vitin 2024. Ne mbajmë mend një video për shembull që ka qenë vetë Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen me kryeministrin shqiptar që thoshte: "Unë do ta bëj rrugën, kur të vij në 2024-ën përmes trenit, edhe do të shkojmë bashkë në Durrës". Mirëpo, ja ku jemi në 2026-ën dhe hekurudha nuk ka përfunduar.

Dhe kjo sigurisht ka probleme të shumta por që aty nuk janë zbuluar sepse thashë, nuk janë marrë të gjitha rastet e projekteve njëra pas tjetrës por janë përzgjedhur disa raste të veçanta. Për të mos folur pastaj në Shqipëri për një nga skandalet më të mëdha që lidhet me Korridorin 8. Korridori 8, fatmirësisht u përfshi me prioritet në agjendën evropiane për ndërtimin e rrugës dhe infrastrukturës, si pjesë e projekteve strategjike, dhe ishte...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco