Taulant Balla reagoi pasi gazetari i agjencisë BIRN, Gjergj Erebara postoi një mesazh duke ironizuar kreun e grupit parlamentar të PS.
Erebara u tall me faktin që Balla poston gjithmonë pamje të ‘protestuesve të pakët’ në sheshin para kryeministrisë.
“Urgjent të mblidhen 30 patronazhistë ta bëjnë P-në B. Pranohen edhe trafikantë droge nga Elbasani. Kjo foto është krijim artistik dbe nuk reflekton postim real,” shkruan Erebara.

Pas këtij postimi, Balla sulmoi jo vetëm gazetarin, por edhe median ku ai punon.
BIRN Albania është një media e financuar edhe nga donatori amerikan George Soros.
Në postimin e tij, Balla kërkon llogari edhe nga donatori Soros, i cili përmes Fondacionit për Shoqërinë e Hapur, jep fonde për këtë media.

“Ky “falsifikator” qenka redaktor/bashkëpunëtor i BIRN Albania, një organizatë që u merrka me gazetari investigative si dhe me trajnimin e gazetarëve dhe projekte për forcimin e transparencës dhe llogaridhënies. Hajde mision hajde. Hajde gazetari investigative hajde. TURP!
Organizata u financoka nga donatorë ndërkombëtarë, përfshirë programe të Bashkimit Evropian, ambasada, fondacione dhe organizata ndërkombëtare, sipas projekteve që zbaton. Madje deklaron se misioni i saj është promovimi i gazetarisë cilësore, transparencës, llogaridhënies dhe vlerave demokratike.
Kam një pyetje për këto donatorët: Fondacioni Shoqëria e Hapur në Shqipëri (OSFA), Agjencinë Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar për Zhvillim (SIDA) dhe ambasadat e disa vendeve (nuk po i përmend këtu sepse do t’i drejtohem direkt), a është kjo në foto ajo gazetaria cilësore, transparente, që ju keni financuar? A mendoni se në vendet tuaja mund të lejohet që redaktori i një mediaje të financuar me para publike të falsifikojë dhe fyejë deri në këtë nivel?” shkruan Balla.
© SYRI.net