Protestuesi i liruar ditën e sotme, Niko Qarkaj, ka vijuar protestën e tij edhe në orët e vona gjatë marshimit që po zhvillojnë qytetarët në rrugët e Tiranës.
Nga pamjet e ardhura te SYRI, dallohet Qarkaj që ka hequr edhe bluzën për t’i treguar shenjat e dhunës së ushtruar ndaj tij në komisariatin e policisë, edhe pse vuan nga sëmundja e epilepsisë.
‘Ja shenjat tuaja ashtu siç e kërkoni do e gjeni’, dëgjohet t’i drejtohet efektivit të policisë, protestuesi i liruar Niko Qarkaj.
© SYRI.net