Nga Irena Beqiraj
E pra, Kryeministri po na thotë që ndërtuesit shqiptarë kanë bredhur zyrave të arkitekturës së botës " si çifutët nëpër shkretëtirë " duke porositur e paguar sa "frëngu pulën" projekte të cilat shtrihen në zona të mbrojtura apo baza ushtarake , edhe pse me ligj në ato zona nuk lejohej ndërtimi.
Ndërkohë që logjika ekonomike e çdo projekti ndërtimor, pavarësisht kush është ndërtuesi fillon me studimin e fizibilitetit të tokës i cili përcakton nëse një projekti është praktik, fitimprurës dhe i zbatueshëm në një parcelë specifike.
Madje hapi i parë i çdo plani investimi privat apo publik sipas ligjeve të vendit që Kryeministri drejton fillon me fizibilitetin ligjor dhe rregullator, ku verifikohen të drejtat e pronësisë, ligjet e zonimit, kodet e ndërtimit dhe rregulloret mjedisore.
Ndërsa braktisi të gjitha planet rregulluese edhe përqëndroi në duart të KKT që drejton po ai gjithë vendimmarrjen për lejet e ndërtimit , ndërsa ndryshon ligjet sipas interesit të ndërtuesve që kanë paguar arkitektët nobelistë, ai e shëndroi territorin shqiptar në një playground pa respektuar traditën , mjedisin ,nevojat e komunitetit , pa transparencë aq më pak llogaridhënie. Ndaj sa herë hap gojën duket qesharak.
Që do të përfundonte kështu ishte e pashmangëshme , por ajo që më çudit edhe më shumë janë syzet që tregojnë se është bërë qesharak edhe në shije!
Pushteti dëmtokërka rëndë edhe shijen!
© SYRI.net