Diaspora proteston sërish në Nuremberg kundër Ramës, në mbështetje të protestës në Tiranë

Diaspora proteston sërish në Nuremberg kundër Ramës, në mbështetje të protestës në Tiranë

17:54, 05/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Shqiptarët e diasporës u mblodhën edhe sot në Nuremberg në një protestë kundër kryeministrit Edi Rama, duke shprehur mbështetjen e tyre për kërkesat e protestës që po zhvillohet në Tiranë.

Me pankarta dhe thirrje kundër qeverisë, protestuesit deklaruan se i bashkohen zërit të qytetarëve në Shqipëri, duke kërkuar ndryshim, përgjegjësi dhe dëgjimin e kërkesave të ngritura në protestën e kryeqytetit.

Protestuesit theksuan se diaspora do të vazhdojë mobilizimin në mbështetje të protestave në Shqipëri, duke e konsideruar pjesëmarrjen e saj si një shprehje solidariteti me qytetarët që protestojnë në Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco