Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta e 36-të qytetare, qytetarët para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen

'Ankara po përgatit pritjen më madhështore'/ Brahaj: Trump në Ankara me rëndësi përtej samitit të NATO-s

'Ankara po përgatit pritjen më madhështore'/ Brahaj: Trump në Ankara me rëndësi përtej samitit të NATO-s

18:37, 05/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari shqiptar nga Izmiri, Sokol Brahaj, deklaroi në emisionin “SYRI i Botës” në SYRI TV se vizita e presidentit amerikan Donald Trump në Ankara ka një rëndësi që shkon përtej samitit të NATO-s.

Sipas Brahajt, Trump pritet të zhvillojë takime dypalëshe me presidentin Recep Tayyip Erdogan dhe të mbërrijë me një delegacion të gjerë zyrtarësh e biznesmenësh amerikanë.

Ai theksoi se autoritetet turke kanë ndërmarrë përgatitje të jashtëzakonshme për samitin, duke investuar në infrastrukturë, masa sigurie dhe rihapjen e një aeroporti pranë kompleksit presidencial Beştepe, i cili do të përdoret për herë të parë për pritjen e presidentit amerikan.

Brahaj e cilësoi këtë si pritjen më madhështore të organizuar gjatë drejtimit të Erdoganit, duke nënvizuar se vizita e Trumpit pritet të jetë ngjarja më e rëndësishme e samitit.

Brahaj:

Dori, kjo është pritja më madhështore e këtyre 25 viteve që është presidenti Erdogan. Me qeveri të veten, pra domethënë jo vetëm tashmë që është president, por edhe kur ishte kryeministër. Si lider i Turqisë kjo është më madhështorja dhe njëherësh me pushtetin e tij e bën me gjashtë apo shtatë palë forcash pra të tilla që janë shumë të rëndësishme qoftë për aleancën e NATO-s, por edhe për Turqinë. Ku siç e thatë edhe pak më parë edhe ju, që pika kryesore është ardhja e Trumpit, i cili nuk po vjen vetëm thjesht për samitin e NATO-s, por do të ketë edhe takime bilaterale me zotin Erdogan dhe mes stafeve të tyre.

Ku prononcimet zyrtare të bëra tashmë nga Ankaraja, janë që Trumpi do të vijë me 1000 biznesmenët më të mëdhenj, pra me 1000 burokratët dhe shefat e kabinetit të tij do të vijnë në Ankara, ku jo vetëm thjesht do të jetë takimi i NATO-s. Pra, po vjen edhe për Erdoganin, se pse nëse ju kujtohet ai ka thënë që, i zoti Trump ka thënë që, në fakt nuk do vija, por, nuk do vija në samitin e NATO-s në thonjëza, por unë po vij për presidentin Erdogan, i cili po i përgjigjem ftesës së tij private.

Pra, në thonjëza, dhe kjo i jep një kuptim shumë të lartë domethënë këtij takimi.   Po patjetër që ajo është gjëja më e rëndësishmja ndoshta për, për Turqinë. Por nëse e shohim nga ana e Amerikës, do ta shohim pak besoj unë Dori nga ana e liderit të botës së sotme, pra nga ana e liderit të Trumpit, i cili tashmë flet kështu, mbas dy minutash flet ndryshe, mbas dy minutash flet ndryshe... Por dihet që ka në thonjëza një ftohje retorike ndaj Evropës, e cila, siç e thatë pak më parë që Evropa paguan shumë më pak dhe barra kryesore e NATO-s është nga e mban Amerika. Por në fakt do ta shohim pak më realisht e cila kjo Evropë është ajo që i ka dhënë atë forcën e sotme që ka Amerika. Edhe pse nga ana e buxheteve pra nga një 1.2%, 2.5% e deri në 3.5 dhe 5% që ndajnë anëtarët e NATO-s, përsëri nuk janë të mjaftueshme për këtë aleancë. 

Po, të vazhdoj pak aty ku e lashë Dori. Në fakt Ankaraja po pret një ndër kokat e botës, po ashtu dhe liderët e botës perëndimore dhe ka një përgatitje të mrekullueshme. Janë harxhuar jo një miliard, por miliarda dollarë, ku një aeroport i vogël shumë afër presidencës, ka qenë si tip aeroporti i ushtarakëve, dhe pas 60 viteve rihapet ai aeroport dhe po hapet vetëm për të pritur Trumpin. Ku tashmë e tutje do të jetë dhe aeroporti për VIP-at, pra për miqtë dhe musafirët që do të vijnë në Ankara...  hapet me këtë rast, do hapet për Trumpin, dhe Trumpi do të jetë i pari që do të presi në këtë aeroport. Është shumë afër pallatit presidencial të Ankarasë i cili në Turqi quhet Beştepe, dhe kjo është. Po ashtu domethënë ka bërë përgatitje të mëdha në të gjithë qytetin e Ankarasë, ku rrugët janë rishtruar, dhe ato ndërtesat që nuk janë të bojatisura janë të bojatisura siç kur patë bërë një kur vite më përpara Edi Rama që pat bojatisur muret e të gjithë pallateve të rrugës së Dytës, Tiranës, kështu ka vajtur...

Ka mbi 40 ditë Dori, që kjo përgatitje është shumë e fortë, ku në fakt kemi pasur në çdo rend ku tashmë kanë filluar edhe pushimet e punonjësve të shtetit. Pra domethënë do të kemi një siguri të lartë në Ankara. Nuk do të kemi një kallaballëk në Ankara. Po ashtu edhe fluturimet nga qytetet e tjera apo internacionale për drejt Ankarasë normalisht që janë me një kontroll shumë më të lartë siç mund të ketë qenë ndonjëherë në Turqi. Pra në çdo lloj aspekti Ankaraja është duke u përgatitur dhe duke u fokusuar për këtë samit, dhe sidomos për ardhjen e Trumpit.

Po Dori, në fakt nëse shkojmë drejt pas Luftës së Ftohtë kur vjen në organizimin e saj Amerika pra për të mbikëqyrur apo për të marrë kontrollin total të botës dhe krijimi i NATO-s, aty që në ditët e para Turqia ka qenë në negociatore se si po punohet, por i janë dashur nja dy-tre vite më vonë të bëhet anëtare e saj. Por do të shohim edhe atë kohë kur Turqia ishte një vend neutral, e cila me një sukses që ishte shumë... jo, nuk ishte aq i fortë nga ana ushtarake, apo edhe nga ana politike... domethënë e politikave të brendshme, Turqia në atë kohë arriti...Në konflikte dhe atij arriti të qëndrojë neutrale, pra mos të hyjë edhe në Luftën e Dytë Botërore, këtu, ku kësaj i dhënë një hov të madh.

Pra domethënë kur e gjithë Evropa ishte rrënuar, Turqia ishte e paprekur në thonjëza nga lufta dhe kishte kaluar të paktën nga '23-shi deri në '45-ën, pra kishin kaluar dy dekada e gjysmë të cilat ato i dhanë, i dhanë Turqisë domethënë një rol shumë më të rëndësishëm për në konteksin historik, e cila Turqia diti ta ruajë këtë. Por me krijimin e dy botërave, pra bota perëndimore dhe bota...Është e shumë e rëndësishme...

Turqia dihet domethënë është... ajo që ka ardhur pas Turqia moderne është ajo që ka ardhur pas perandorisë Osmane dhe dihet luftërat e Ballkanit, lufta e Lindjes së Mesme, luftërat me Rusinë, luftërat me Italinë, me Anglinë, domethënë në vendet arabe, në Libi dhe të gjitha këto. Po ashtu lufta e Ballkanit dhe vazhdimisht ka humbur edhe tokën, por ka humbur edhe ushtarë.

Pra edhe burimet njerëzore të ushtrisë dhe rradhët ushtarake kishin humbur dhe masa e numrit të ushtarëve ku bëhet fjalë domethënë në 1919 në Çanakala bëhet fjalë që mbi 250.000 ushtarë të kenë vdekur aty e cila normalisht u deshën 2-3 dekada që të lindin fëmijë, të rriten dhe të bëhen për ushtarë. Dhe në atë ka ditur ta luajë diplomatikisht domethënë mosfutjen, ku preteksti ka qenë që nuk i kam burimet e duhura pra për t'u futur në luftë dhe sidomos bëhet fjalë edhe për Luftën e Dytë Botërore. E cila diku deri me Hitlerin, jo se kishte një marrëdhënie, marrëveshje, por gjithsesi marrëveshjet e të kaluara nga koha e perandorisë osmane nëse futen në luftë do të futem edhe unë pra. Një marrëveshje ka pasur shumë përpara Hitlerit, ajo marrëveshje ka vazhduar...

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco