Lajmi i fundit

LIVE/ Berisha në promovimin e librit Tirania e Buzëqeshjes - Një portret politik dhe psikologjik i Edi Ramës

‘Armë krimi’/ Protestuesit mblidhen sot para SPAK, pritet të dorëzojnë librin ‘Albanian Files’

‘Armë krimi’/ Protestuesit mblidhen sot para SPAK, pritet të dorëzojnë librin ‘Albanian Files’

09:01, 01/07/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Aktivistë dhe qytetarë do të mblidhen sot, në orën 10:00, përpara Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku pritet të dorëzojnë librin "Albanian Files", të cilin e konsiderojnë si material me prova që, sipas tyre, implikojnë kryeministrin Edi Rama.

Njoftimi u bë gjatë protestës së një dite më parë nga aktivisti Edison Lika, i cili paralajmëroi gjithashtu depozitimin e një kallëzimi pranë SPAK.

Gjatë fjalës së tij, Lika e cilësoi librin si "armë krimi", duke pretenduar se përmbajtja e tij përbën bazë për hetime ndaj kryeministrit.

"Nesër (sot), në orën 10:00, te SPAK për armën e krimit 'Albanian Files'. Jeni të lutur ta firmosni nga ky shesh, sepse ajo armë krimi mban firmën e secilit prej jush. Ajo armë krimi do të sigurojë burgosjen e kryeministrit të vendit, Edi Rama. Ju erdhi fundi", u shpreh Lika.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco