Eurodeputetja italiane Cristina Guarda iu bashkua protestuesve shqiptarë, të cilët prej 30 ditësh kërkojnë largimin e Edi Rama dhe qeverisë së tij.
Në fjalën e saj, Guarda i bëri thirrje Komisioni Europian të mos “mbyllë sytë” përballë situatës në Shqipëri.
“Komisioni Europian nuk mund të jetë i verbër. Duhet të shohë të vërtetën dhe të kërkojë që Edi Rama, si çdo politikan tjetër, të dëgjojë dhe të respektojë qytetarët.”
Eurodeputetja falënderoi gjithashtu diasporën shqiptare në Itali për mbështetjen ndaj protestuesve, duke vlerësuar angazhimin e shqiptarëve kudo në botë.
Më pas ajo lëshoi një kritikë të drejtpërdrejtë ndaj Ramës, duke kujtuar momentin kur ai u ul në gjunjë para kryeministres italiane Giorgia Meloni.
“Si italiane kam para syve një imazh: kryeministri juaj që u ul në gjunjë para kryeministres sime. Kryeministri i një vendi nuk ulet në gjunjë para askujt, përveç popullit të tij.”
Në përfundim, Guarda theksoi se rruga drejt anëtarësimit në Bashkimi Europian nuk kalon përmes nënshtrimit politik.
“Në Bashkimin Europian nuk futesh duke u ulur në gjunjë dhe as si shërbëtor i dikujt. Në Europë hyhet me kokën lart, duke e merituar dhe duke luftuar për mirëqenien e qytetarëve.”
Fjala e eurodeputetes:
Komisioni Europian nuk mund të jetë e verbër dhe duhet të shikojë të vërtetën dhe të kërkojë që Edi Rama dhe çdo politikan tjetër të dëgjojë dhe t’ju respektojë.
Unë jam italiane dhe dua t’ju falënderoj juve dhe diasporën shqiptare në Itali, po luftojnë për ju dhe për ne.
Faleminderit për të gjithë shqiptarët nëpër botë. Si italiane kam një imazh para meje, kryeministri juaj (Edi Rama) që iu ul në gjunjë kryeministres time (Georgia Melonit).
Kryeministri i një vendi nuk i ulët në gjunjë askujt përveç popullit të tij.
Në Bashkimin Europian nuk futesh duke u ulur në gjunjë, nuk hyet në BE si shërbëtorët e dikujt, në Europë hyhet më kokën lart, duke e merituar dhe duke ditur që do luftojnë për mirëqenien tonë.
© SYRI.net