Gjatë protestës së sotme, protestuesit kanë njoftuar se tubimi i radhës do të zhvillohet nesër para godinës së Parlamentit, në orën 10:00 të mëngjesit, në një ditë kur pritet të zhvillohet edhe seanca parlamentare.
Përveç protestës së paradites, është bërë e ditur se do të vijojë edhe tubimi i mbrëmjes në orën 19:00, sipas orarit të zakonshëm të protestave.
Deri tani nuk ka asnjë njoftim për ndryshim të orareve të protestave. Protestuesit kanë bërë thirrje për pjesëmarrje, ndërsa pritet që tubimet të shoqërohen me fjalime dhe reagime nga përfaqësuesit e protestës.
Protestuesit vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë deklaruar se aksionet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
© SYRI.net