Banderola ‘Ju erdhi fundi’ drejtuar qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama u rivendos në ballkonin e Universitetit të Politeknikut.
Banderola fillimisht u hoq nga policia të cilët ‘mbajtën peng’ duke i mbyllur me çels për disa minuta studentët në katin e 5-të të universitetit të cilët kishin vendosur atë.
Por kur protestuesit kanë mbërritur aty, policia është dorëzuar dhe ka hapur dyert duke i lënë të lirë.
Fillimisht nuk ua dha banderolën, por kur pa situatën e tensionuar u dorëzua dhe banderola u rivendos.
Sot është dita e 30-të e protestës kundër qeverisë Rama.
© SYRI.net