‘Vota e psikologëve mbahet peng’/ Laboviti-Ramës: Po bllokon funksionimin e Urdhrit të Psikologut!

‘Vota e psikologëve mbahet peng’/ Laboviti-Ramës: Po bllokon funksionimin e Urdhrit të Psikologut!

09:51, 24/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Psikologia Dr. Brunilda Laboviti, e zgjedhur me votën e anëtarëve të Urdhrit të Psikologut si kryetare e re e institucionit, ka reaguar publikisht ndaj situatës së krijuar prej më shumë se një viti e gjysmë në këtë organizëm profesional.

Sipas saj, ish-kryetarja Valbona Treska, pavarësisht përfundimit të mandateve dhe zgjedhjes së drejtuesve të rinj, vazhdon të mbajë postin duke refuzuar dorëzimin e detyrës.

Laboviti akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për mbështetje politike ndaj kësaj situate, duke theksuar se vullneti i mbi 1500 psikologëve është injoruar dhe se institucionet shtetërore kanë qëndruar pasive përballë shkeljeve të pretenduara në Urdhrin e Psikologut.

Postimi i plotë:

Zoti Kryeministër,

Fytyra e qeverisjes tuaj të korruptuar nuk ka lënë pa i shtrirë tentakulat edhe në Urdhrat Profesionale. Në Urdhrin e Psikologut prej 10 vjetësh është në krye Valbona Treska, e cila është e lidhur me qeverisjen tuaj. Pasi ky Urdhër iu bë dhuratë në vitin 2017, ky individ hodhi rrënjë në këtë Urdhër dhe, pasi i mbaruan mandatet, nuk e dorëzoi atë. Kur u zgjodh drejtuesi i ri i Urdhrit, nuk pranoi të dorëzonte detyrën dhe sot e kemi prej mbi një viti e gjysmë jashtë mandati, jo vetëm atë, por edhe Këshillin Kombëtar.

Madje, e gjithë kjo situatë e sotme, këmbëngulja juaj për të mos dhënë dorëheqjen, më duket déjà vu, pasi prej kohësh e shohim në Urdhrin e Psikologut. Madje, për situatën tonë profesionale janë në dijeni edhe ministrat dhe titullarët kryesorë, deri te Zv. Kryeministrja, pasi kanë përfaqësuesit e tyre në Urdhër dhe nuk lëvizin as gishtin për të rregulluar problemin. Madje, edhe një vit më parë ju drejtova përsëri me një letër publike.

Por për ju 1500 psikologë nuk janë asgjë përpara një personi. Prandaj, dorëheqja juaj do të rregullonte një sistem të tërë, që në qeverisjen tuaj 13-vjeçare është shpërfytyruar në formën më të keqe të mundshme.

Dhe, meqë nuk dini ku jeni, ajo që duhet të bëni është të largoheni. Jepni dorëheqjen!

Psikologe Dr. Brunilda Laboviti

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco