Profesori nga Prishtina: Nuk harrohet ideja e RamĂ«s pĂ«r ‘Ballkanin e Hapur’, ndarja e territoreve


09:17, 24/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

MarrĂ«dhĂ«nia e debatuar gjerĂ«sisht mes kryeministrit tĂ« ShqipĂ«risĂ«, Edi Rama, dhe presidentit tĂ« SerbisĂ«, AleksandĂ«r Vuçiç, po kalon kufijtĂ« e kritikave tĂ« opozitĂ«s nĂ« TiranĂ« pĂ«r tĂ« ngritur kambanat e alarmit deri nĂ« Bruksel. Pas letrave tĂ« fundit diplomatike drejtuar GjermanisĂ« dhe artikujve nĂ« mediat prestigjioze ndĂ«rkombĂ«tare si "SĂŒddeutsche Zeitung", ky bosht bashkĂ«punimi po cilĂ«sohet si thellĂ«sisht toksik, defektoz dhe me pasoja tĂ« rrezikshme pĂ«r gjeopolitikĂ«n e rajonit.

NdĂ«rkohĂ« qĂ« nĂ« TiranĂ« ngrihen pikĂ«pyetje tĂ« forta, njĂ« panoramĂ« tjetĂ«r, e ftohtĂ« dhe analitike, vjen nga Prishtina. PĂ«rtej perceptimit tĂ« gabuar se shqiptarĂ«t e KosovĂ«s mbĂ«shtesin pa kushte çdo lider tĂ« TiranĂ«s, shoqĂ«ria atje refuzon tĂ« trajtohet si e verbĂ«r pĂ«rballĂ« lĂ«vizjeve politike me kosto tĂ« lartĂ« kombĂ«tare. GjatĂ« njĂ« interviste me Flavio Qarrin nĂ« emisionin “Kafe Shqeto” nĂ« Syri tv, profesori nga Prishtina, Dorajet Imeri, konfirmoi se shqiptarĂ«t matanĂ« kufirit ndjekin me kureshtje dhe interes çdo zhvillim, por pa harruar ngjarjet qĂ« kanĂ« tronditur interesat e tyre.

Kosova nuk e ka fshirë nga kujtesa e saj vizitën e hershme të Ramës në Beograd, asimetrinë e projektit të dështuar të "Ballkanit të Hapur", apo idetë e errëta që qarkulluan për ndarjen e territoreve në veri të vendit. Një tjetër pikë kritike e përmendur është strategjia që favorizonte integrimin e shpejtë të Shqipërisë dhe Serbisë në Bashkimin Evropian, duke rrezikuar të linte Kosovën jashtë dyerve të Evropës.

Flavio Qarri: Pyetjen do të doja ta filloja nga Prishtina se kam një kuriozitet të vogël. Veçanërisht ne nga Shqipëria kemi një si keqardhje, që në Prishtinë na kanë qejf liderat që ne s'i kemi dhe aq qejf. Kemi ende shijen e keqe të një lloj pasioni pak të çuditshëm për Enver Hoxhën, jo ministrin tuaj të jashtëm, por për atë tjetrin. Dhe mbi të gjitha edhe për Ramën, veçanërisht pasi e filloi me një udhëtim në Beograd karrierën e tij diplomatike si kryeministër. Dhe tanimë si e ka atë imazh dhe si perceptohet marrëdhënia Rama-Vuçiç në Prishtinë, në Prishtinën zyrtare, por dhe në atë popullore?

Dorajet Imeri: Duket që nuk keni bërë matje për një kohë të gjatë kur konstatoni liderët politikë që i pëlqejmë. Në fakt ne e shohim Shqipërinë nga një lupë tjetër. Dhe çdo sukses i Shqipërisë natyrisht që është një ndjenjë krenarie dhe përmbushje për Kosovën, sepse është një dritare me të cilën janë rritur e frymëzuar breza të tërë. Natyrisht nuk e shohim në asnjë rrethanë nga perspektiva e një lideri apo të qasjes që ai mund të ketë. I gëzohemi suksesit dhe arritjes së secilit që i prin një projekti të caktuar politik, cilido qoftë ai. Por, unë konsideroj që shoqëria kosovare është mjaftueshëm e pjekur që të mos e shohë me sekuenca një rrugëtim politik, pa e zhveshur nga të gjitha të bëmat, të një lideri politik apo të një qeverie shqiptare do të thosha. Sepse ne e mbajmë mend paraqitjen në Beograd të kryeministrit Rama, por e mbajmë mend edhe projektin e Ballkanit të Hapur. Pastaj edhe asaj skemës për veriun e Kosovës, si mund të them, e mbajmë mend edhe projektin pastaj rreshtimin që Shqipëria dhe Serbia të anëtarësohen shpejt në Bashkimin Evropian, duke e lënë jashtë Kosovën dhe pjesën tjetër të këtij Ballkani, që do të thotë një mbyllje e dyerve për Kosovën.

Pra, nëse e shohim këtë skenë, natyrisht e shohim në të gjitha aspektet. Dhe e shohim të gjithë atë deklaratë dhe çdo sekuencë çfarë i përket gjithë këtij rrugëtimi. Por përtej kësaj, e përsëris edhe një herë, çdo arritje e Shqipërisë është e dobishme për Kosovën. Një Shqipëri e forcuar, pjesë e NATO-s natyrisht dhe pjesë e Bashkimit Evropian sa më parë që të jetë e mundur, natyrisht që është edhe një pjesë e demokratizimit të shoqërisë shqiptare në përgjithësi. Dhe prandaj, çdo lëvizje që po ndodh tash dhe që ka ndodhur edhe më parë në Shqipëri, shihet me një sy do të thosha kurioziteti, por edhe interesi, sepse kjo mund të ketë reflektime edhe në politikat e brendshme të Republikës së Kosovës. Gjithsesi, personalisht nuk i shoh të ndara as Kosovën dhe Shqipërinë, në kuptimin e asaj çfarë po ngjan dhe cilat janë momentet historike në të cilat po kalojmë, dhe këto çfarë po ngjasin aktualisht, se si mund të reflektojnë në të gjithë skenën tonë politike, në fatet politike të njerëzve, por mbi të gjitha se si mund të reflektojnë në proceset integruese të vendit, dhe sidomos në sigurinë kombëtare të Shqipërisë që reflekton pastaj edhe te Republika e Kosovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco