Një skemë e frikshme dhe e paprecedentë po zhvillohet në dëm të pasurisë publike dhe private në Shqipëri, ku asetet e shtetit po jepen me koncesione e leje të dyshimta, ndërkohë që qytetarët e thjeshtë përballen me taksa të larta, burokraci dhe pengesa ligjore.
I ftuar në studion e “Kafe Shqeto” në Syri TV, Saimir Korreshi deputeti i PD-së ngriti akuza të forta mbi mënyrën se si po administrohen pronat publike, statusi i investitorëve strategjikë dhe projektet e mëdha të ndërtimit në vend.
Korreshi deklaroi se qeveria po favorizon një numër të kufizuar investitorësh përmes lehtësive fiskale, aksesit në prona shtetërore dhe mbështetjes infrastrukturore, ndërsa qytetarët dhe bizneset e zakonshme përballen me standarde të ndryshme. Ai ngriti dyshime edhe për mënyrën e menaxhimit të tokave, proceset e kthimit të pronave dhe zhvillimet urbanistike, duke paralajmëruar se pas shumë projekteve të mëdha fshihen interesa të fuqishme ekonomike dhe praktika që, sipas tij, kërkojnë hetim të plotë nga institucionet përgjegjëse.
Sipas deputetit, situata është bërë edhe më shqetësuese për shkak të pastrimit të parave në sektorin e ndërtimit, përfshirjes së kompanive me aktivitet të paqartë në blerjen e pronave dhe pasojave që këto zhvillime po sjellin për qindra familje që kanë investuar kursimet e tyre në projekte të bllokuara. Në deklaratën e tij, Korreshi argumentoi se pasuria publike po trajtohet si pronë në dispozicion të pushtetit, ndërsa interesi i qytetarëve po lihet në plan të dytë.
Pjesë nga deklarata:
Shiko se ka probleme me ligjin, se ky për shtetësinë ka diçka që bëri 20 milionë lekë për t’ia bërë fëmijës tjetër shtetësinë mbi atë që ka. Jo bre, shtetësi mbi atë që ka. Ka dhe Elbasan… nga ato dhoma e kuzhinë, ato elbasanllinjtë e tjerë e tjerë, quhen projektet, e bën kështu, e ka tjetër. Jo, do hasë 1001 probleme, se shiko 30% nuk e shfrytëzon dot gjithë terrenin e lartë. Kurse për këta, domethënë prishen pronat shtetërore, jepen asete shtetërore sikur dëgjon…
Po, absolutisht! Në Shqipëri, domethënë unë vetëm kur shikon që vetëm pallate e të tjerë, të thonë që është strategjik, ose qoftë investimi strategjik mund të jetë me vila private, se vetëm në Shqipëri ndodh që investim strategjik quhet kur ke vila private. Se investitori strategjik, se zinte punë ato xhaxkallëzat e asaj, te diskursi që u bë atëherë, se thonin: po jo, po ai ishte privat. Jo moj jo, se investitori strategjik kur merr, ka taksa më të ulëta në krahasim me të gjithë ndërtuesit e tjerë. Infrastrukturën e detyron shtetin ta çojë… shteti i çon dhe rrugën, dhe ujësjellësin, dhe kanalizimin, dhe energjinë elektrike, të gjitha atje ku i ka dhënë atë vendin për investitorin strategjik. Të japin mundësinë edhe plazhin, të japin mundësinë dhe lejen si të tyre ta rrethojnë me tela, se çfarë po ndodh domethënë, se në gjithë botën 200 metra nga vija bregdetare është aset kombëtar dhe është i paprekshëm. Këtu ai thotë: unë do t’i vë rrjetë me tela, domethënë. E do me tela, e nga ata që të vret po të hipësh. Pra, mundësisht kur dalin, e dalin kur t’i vënë edhe korrent ndonjë ditë gjithë gardhit e këtyre, që edhe pa u ngacmuar ndonjë njeri, po ka pasur si tabelë atje që thotë në fillim që këtu ka korrent. Pra këtu shteti ka rënë si funksion.
Edhe po të shikosh, përveç protestave, po edhe më përpara në këtë mandat nuk ka më, se do bëjmë diçka për njerëzit. Meqenëse ka qenë gjithë ky presion i madh i SPAK-ut ndaj gjithë këtyre të korruptuarve që janë sot në pushtet, nga i pari tek i fundit, te dosjet që po hapin, këta thonë: të paktën, o burra, se këta t’i mbajmë… t’i mbajmë cash tani, ose të mbajmë ndonjë hyrje, ndonjë kat që përfitojmë nga këto leje, t’i mbajmë në emër të investitorit. Po tani po preferojnë cash, duke qenë se po sekuestrohen një pjesë e mirë e këtyre aseteve. Edhe thonë: ç’po bëjmë, dy vjet burg si të gjithë të tjerët, po të paktën po dalim me miliona euro, të fillojnë t’i prishin lekët, se këta s’po i prishin dot lekët tani nga trysnia dhe presioni që kanë nga hetimet që dalin si lidhje normale, shteti ka funksionuar këtu me WhatsApp dhe me Signal, domethënë hapur fare: jepja këtij, do ta marrë ky, do ta bëjë ky. Pse s’ia bën këtij tjetrit?
Pra unë them, po të shikosh kush ka marrë fotovoltaikët, kush i intereson, po të shikosh si po vidhen pronat, lodhen me statusin, nuk e di…
…produktiv në joproduktiv njëherë. Që po e kalojnë një klasifikim, e dëmtojnë, sepse ligji shikonte që tokat duhet të ishin joproduktive. Tani nuk po pyetet më as për këtë, po i ndryshojnë atje në kadastër si e duan vetë, po i bëjnë joproduktive. Ka vendime 1100 hektarë… ndodhen me vendime të ’97-ës të kthimit të pronave, të regjistruara në 2024-ën, nga ’97-a në 2024. Ndërkohë që kush ka dy ditë te kthimi i pronave e di që deri atëherë deri në 10.000 metra ktheheshin, janë kthyer 1100 hektarë. Pra e pyet Ministrinë e Bujqësisë: jo, nuk dimë gjë. Po ti ke, edhe Ministria e Bujqësisë e ka dhënë me qira këto toka te të tretët. Si ka mundësi që nuk është pyetur as ky i treti që e ka me qira, as nuk di gjë, dhe as Ministria e Bujqësisë që i është hequr nga fondi i saj një parcelë prej disa 1100 hektarësh…
Pse të them një qytet, është 1100 hektarë. Ka kaluar, pastaj këto andrallat e tjera. E kam disa herë që e kam thënë, është bërë edhe kallëzim penal për atë, sepse ai që e ka me qira patjetër ka bërë edhe kallëzim penal për këtë. Por nuk ka mundësi që të mos shikohet. Kartela është detyrim të njoftohet ai qiraxhiu në rast se ka një kontratë, ose ajo e Ministrisë së Bujqësisë që të japë ok-in që këto prona duhet të kalojnë…
Unë mendoj që kur kam thënë nëpër gjithë daljet e mia që këta kanë kaluar në dimension tjetër. Këta monedhën e kanë kaluar realisht në dimension tjetër. Pra po të mendosh që atje një njeri normal nuk do të blinte dot një qenef 2 me 2. Unë e them sepse një qenef 2 me 2, të gjithë këto kullat e Tiranës janë nga 6–7 mijë euro metri katror, janë 28–30 mijë euro. 2 me 2! Pra as qenefin nuk do ta blinte dot një njeri normal.
Pra çfarë dimensioni kanë kaluar këta, sa janë të gjitha… 60.000 euro për metër katror, sa janë pastaj, ti e di, qiratë dhe të gjitha lekët e pista që futen e të gjitha këto brenda, se aty pastrohen. Se po të shikosh investimet dhe të gjitha të tjerat, hapet gropa, shitet dhe rreziku më i madh për të gjithë këta njerëz, sa do dalë skandali, se skandali për të gjitha ato që janë konfiskuar…
Jo vetëm që na takojnë përditë dhe na thonë: ore ç’do bëhet me ne? Shiko rrezikun e madh që paguajnë njerëzit pa u hapur gropa. Sa çohet leja e ndërtimit, që bëhet rrethimi pa u filluar gropa, kanë filluar shitjet dhe ikin 30% e shitjeve.
Dhe po të shikosh çudinë më të madhe, që për mua duhet investiguar, po ua them këtë SPAK-ut dhe ju si gazetari që ta investigoni: po të shikosh çfarë bëhet, lodhen me hapjen e kompanive, dhe shumë prej këtyre pronave në këto kulla blihet nëpërmjet një shoqërie tregtare. Se kur është kompani, është fjala e madhe, se këto kompani janë tre veta, po një NIPT. Edhe e marrin e bëjnë si shpenzim për ta ulur nga bilanci i vet dhe nuk dalin. Domethënë dalin kompani me 1 euro, që regjistrohen me 1 euro, blejnë pastaj prona 500 mijë apo 1 milion euro, në forma të ndryshme.
Pastaj i gjejnë sepse vetë ndërtojnë, vetë janë ata që i kanë dhënë me lekët e fajdeve dhe ajo pronë mund të jetë pjesë e fajdes që i është dhënë ndërtuesit ose zhvilluesit, ose mënyra se si pastrohen lekët. Dhe ulin nga shpenzimet të gjitha këto. Marrin makina pafund të bukura që i mbajnë në emër të shoqërive, që çfarë lidhje ka një shoqëri për të mbajtur një makinë G-Class për shembull, ose Lamborghini e të tjera me radhë. Pra i ulin që të eliminojnë taksat.
E njëjta gjë ndodh edhe atje. Kurse hallexhinjtë, njerëzit e thjeshtë, shkërmoqen. Rrinë tani se u sekuestruan pronat, se ishin 3–4 pallate te Farmacia 10, për shembull, janë bllokuar 160 familje të tjera që thonë: ore po investimi, pse s’do vazhdojë? Kush do na i bëjë, se janë zhdukur këta? Janë thënë që si do regjistrohet kjo?
Edhe më pyesnin se, pavarësisht se kam qenë me leje legalizimi, po kush t’i pyesë këta, po u dorëzove atje nuk i qaset njeri se thotë: ndal, zotëri, flisni me investitorët. Ata s’dinë çfarë të bëjnë. Nëpërmjet telefonatave, pavarësisht se ata këtu janë, se duket sikur kanë ikur, por në të vërtetë këtu janë, se dalin lidhjet te njëri-tjetri.
Por çështja më e madhe, domethënë këtu po flas qartë, që gjithë pjesët, çfarë ka shtetërore, këta i quajnë sikur shteti është Edi Rama. Pra Edi Rama është shteti. Dhe Edi Rama nuk është më nocion… e ka quajtur veten si August, se Oktaviani në kohën e tij mori edhe një titull që quhej August, mbret i zbritur në tokë, ishte titulli më i lartë honorifik që u dha në Romën e lashtë, edhe ky e quan veten perëndi.
Pra ky po jep, po zhvillon, po sakrifikon kaq shumë, sa po jep të vetën, pra marinën, ku di unë, marinën e Vlorës aty, apo të portit, po jep këto në qendër të Tiranës, apo ku di unë… gjithçka tjetër po sakrifikon Rama këtu. Domethënë ai mentalitetin e vet, shtetin e quan pronë të Shqipërisë.
Edhe unë them: shyqyr që nuk është pazëll, se këtu do kishte hequr gjithçka sot, do kishte ngelur një gropë septike shumë e madhe në Shqipëri, për mënyrën sesi po e trajtojnë Shqipërinë, lekut, mënyra se si mbyllen gojët deri dje nëpër prokurori e për gjëra…
© SYRI.net