Berisha qëndroi! Përplasja Rama–Kurti nuk është për shqiptarët, por për pushtetin te Sorosi

Berisha qëndroi! Përplasja Rama–Kurti nuk është për shqiptarët, por për pushtetin te Sorosi

11:20, 24/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Nga Gani Geci 

Të dashur miq, mbajeni në mend:

Lufta për pushtet dhe për fuqi është lufta më e poshtër e njerëzimit.

Një luftë e tillë, sipas Kuranit, ka ndodhur edhe mes vëllezërve.

Djemtë e parë të Ademit ishin Kabili dhe Habili. Ata patën mosmarrëveshje, ku secili ofroi një kurban (sakrificë) për Zotin. Kur sakrifica e Habilit u pranua, ndërsa ajo e Kabilit jo, Kabili u bë xheloz dhe i zemëruar. Kabili më pas e vrau Habilin.

Kjo konsiderohet vrasja e parë në historinë njerëzore sipas traditës fetare. Historia përmendet në Kuran, në suren El-Maide (ajetet 27–31).

Edhe lufta mes Remulit dhe Remit ishte e ngjashme.

Konflikti mes tyre lindi kur ata nuk u pajtuan se kush duhej të sundonte dhe ku duhej të ndërtohej qyteti. Mosmarrëveshjet ishin për pushtet dhe për shenjat hyjnore.

Sipas versionit më të njohur të legjendës, Romuli e vrau Remin pasi ky i fundit kishte tallur me  muret që Romuli po ndërtonte për qytetin e Romës.

Lufta mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës nuk ka të bëjë as me Shqipërinë, as me Kosovën, as me trojet shqiptare në Maqedoni, por me atë se kush do të bëhet më i fuqishëm në mesin e shqiptarëve te Sorosi. Këtë e kam shpjeguar edhe më parë, por nuk më besonit.

Sot, sipas mendimit tim, i vetmi njeri besnik ndaj Sorosit në trojet shqiptare është Albin Kurti. Prandaj, përplasja mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës nuk është për interesat e shqiptarëve, të Kosovës apo të Shqipërisë, por për interesat e Sorosit.

Tani, siç po duket, afrimi i Edi Ramës me Donald Trumpin nuk po mundet ta durojë Sorosi dhe po e konsideron si tradhti.

Sorosi, së bashku me Yuri Kimin dhe Edi Ramën, luftuan Sali Berishën. U munduan që një njeri mbi 80 vjeç të gjunjëzohej.

Sali Berisha u përball me të gjitha ato probleme të montuara politike, u përjashtua edhe nga partia e tij dhe u shpall non grata, për dëshirën e Edi Ramës. Po flas sipas gjërave publike dhe mediave.

Por Sali Berisha nuk u dorëzua.

U detyrua në pleqëri të rikthehej në parti, t’i largonte sorosistët nga PD-ja dhe qëndroi i pathyeshëm.

Prandaj e përgëzoj për forcën që ka Sali Berisha.

Pas fitores së Trumpit, Rama ndryshoi qasjen e tij ndaj administratës amerikane. Edi Rama u afrua me Trumpin dhe pati takime edhe me vajzën dhe dhëndrin e Trumpit.

Trumpi dhe republikanët, si duket, dalëngadalë po i rregullojnë raportet me Sali Berishën dhe me të djathtën e vetme në Shqipëri.

Tani Sorosi po mundohet të prodhojë një të majtë tjetër në Shqipëri, duke sulmuar Edi Ramën, por edhe Sali Berishën si armik të vjetër që e ka Sorosi.

Mbetet të shihet kush do të dalë në krye të fuqisë së re që po prodhohet në Shqipëri.

Ftoj të djathtët të mbesin të bashkuar, sepse kështu njëjtë sorosistët ia kanë bërë edhe LDK-së pas vdekjes së Presidentit Rugova.

Mos harroni se shumë pak njerëz i dinë planet e atyre që planifikojnë zhvillimet e së ardhmes.

Flitet edhe për qindra miliona euro që i ka dhuruar Edi Rama Lobistve  për rregullimin e raporteve me Trampin.

Këtë tradhti, si duket, nuk po ia fal Sorosi Edi Ramës.

Tani kjo është njo analiz dhe mendimi im për zhvillimet politike dhe marrëdhëniet mes figurave kryesore në politikën shqiptare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco