‘Dosja Shqiptare’/ Berisha: Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte pa taksa

12:27, 24/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha gjatë një konference shtypi tha se, “Rama e trajton vendin si sulltanat, ka projektuar 523 resorte që do përjashtohen nga taksat”.

Berisha: Mirëdita!

Edi Rama e trajton Shqipërinë si një sulltanat të tij, si një pronë private dhe regjimin e tij si një regjim kolonial ndaj shqiptarëve.

Mediat kanë zbuluar librin famëzi Dosja, në të cilin Edi Rama parashikon, ka projektuar 523 resorte, hotele, zhvillime në zonat turistike.

Nga të cilat, njëlloj si të ishte pronë e tij, përjashton tërë këtë infrastrukturë gjigante 10 vite nga taksat.

A ka shfrytëzim më të egër se ky?

Ky është sistem tipik kolonial.

Nuk ka asgjë të përbashkët me ligjin themelor të shtetit, Kushtetutën, por edhe ligjin ndërkombëtar të investimeve.

Të imagjinosh zhvillimin e dhjetëra dhjetëra milionë metër katror troje të zonave më turistike, si butikët në aeroport pa taksa, do të thotë të vendosësh atë sistem nga i cili njerëzimi është ndarë prej kohësh.

A mund të imagjinoni ju?

Shqipëria është nga më të paktat vende në punë ku miliarderët vijnë dhe marrin miliona litra naftë me një të katërtën e çmimit që blen fermeri shqiptar.

Dhe tani në librin e tij, Edi Rama, të mbajtur sekret ndaj shqiptarëve, të papublikuar ndonjëherë, rreshton 523 projekte për zhvillim, ndërtim në të katër anët e vendit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco