Kreu i PD, Sali Berisha, akuzoi Edi Ramën dhe Taulant Ballën se po cenojnë figurat e luftës së UÇK-së.
Ai tha se përpjekjet për të përlyer heronjtë e luftës janë “antishqiptare” dhe se qeveria ka humbur legjitimitetin.
FJALA E BERISHËS:
Marsi Korreshi, SYRI TV: Zoti Berisha, prej ditësh Edi Rama dhe Taulant Balla kanë publikuar dokumente kundër protestuesve të angazhuar në luftën e UÇK-së, konkretisht për të sulmuar Dritan Goxhajn. Taulant Balla ka publikuar një listë pagese, në të nxirret si mercenar edhe heroi i kombit Tahir Sinani, i vlerësuar si luftëtar i tre luftërave për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve. Si e komentoni këtë cenim të imazhit të luftëtarëve të UÇK-së, ku tashmë po përlyhet edhe lufta e Kosovës dhe figura kombëtare si ajo e Tahir Sinanit?
Sali Berisha: Këta janë, çdo epitet mund t'u vihet. Janë turpi!
Edi Rama është shndërruar në dajën e vet. Rrëmon në biografitë e njerëzve në mënyrën më të perversë, më të poshtër.
Përpiqen të manipulojnë me dokumente duke falsifikuar firma etj. Por unë shprehem dhe shpreh prapë se lufta çlirimtare e shqiptarëve në Kosovë, se është e Kosovës, por mos harro se janë me dhjetëra e dhjetëra të rënë, nga Berati, nga Kavaja, nga Tropoja, nga Kukësi, nga Hasi e të tjerë, janë me dhjetëra e dhjetëra, janë shumë, që kanë rënë për t'u bërë të pavdekshëm për lirinë e Kosovës.
Kështu që këto që përpiqen të përbaltin luftën, të përbaltin heronjtë e luftës, janë, mund t'u them çdo epitet, por po ndalem me kaq, janë antishqiptarë që kanë shitur shpirtin e tyre te droga, krimi e vjedhja.
Janë turpi i kombit!
Merren me, ti ke qenë kështu, ke qenë ashtu, ke qenë ky, ke qenë ai. apo si ai që ia nxori ato 17 kompanitë, e patë atë apo jo? Në parlament. Krimi se kishte 17 kompani.
Me një fjalë, këta kanë humbur logjikën, nuk kanë legjitimitet, qëndrojnë si hajdutë në detyrë, duhet të largohen një minutë e më parë.
Kanë marrë fund, nuk kanë më shpresë.
© SYRI.net