Berisha: Dënoj sulmet antikombëtare të Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në protestë

12:56, 24/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

“Dënoj sulmet antikombëtare të Edi Ramës ndaj shqiptarëve të rajonit që marrin pjesë në protestë”.

“Ata po luftojnë për një kauzë të drejtë:, tha kreu demokrat gjate nje konference shtypi në selinë e PD.

Berisha: Sikundër dënoj me forcën më të madhe sulmet antikombëtare, antishqiptare ndaj qytetarëve të Maqedonisë së Veriut, Kosovës dhe Malit të Zi, të cilët marrin pjesë në protestën kundër narkodiktatorit apo padrinos apo kreut të Meduzës.

Ata luftojnë për një kauzë të drejtë.

Për lirinë dhe dinjitetin e qytetarëve shqiptarë ndaj një kryehajduti të panjohur më parë në historinë tonë kombëtare.

Etiketimi i tyre si pushtues është etiketimi i një armiku të egër të shqiptarëve, e një bastardi të diktatorit Enver Hoxha, e një njeriu që urren në thelb kombin e tij.

Ndaj dhe dënoj me forcën më të madhe këto etiketime ndaj shqiptarëve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco