Lajmi i fundit

PD reagon për deklaratën e Marta Kos: Bazohet në informatat e rreme të Ramës dhe thellon krizën

'Rama po mendon largimin nga vendi'/ Aktori: Do të çojmë në azil politik, të ka ardhur fundi

19:56, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protesta e 18-të radhazi kundër qeverisë së Kryeministrit Edi Rama është mbajtur sërish para Kryeministrisë, ku qytetarë dhe përfaqësues të sindikatës së artistëve janë mbledhur në shenjë proteste ndaj qeverisjes dhe gjendjes së artit e kulturës në vend.

Aktori, gjatë fjalës së tij në protestë, deklaroi se Kryeministri Edi Rama po përgatit planin dhe mënyrën se ku dhe si do të largohet nga vendi, duke e lidhur këtë me krizën politike dhe rritjen e pakënaqësisë publike.

Ai u shpreh se vendi ndodhet në një situatë të rënduar nga korrupsioni dhe keqqeverisja, ndërsa theksoi se institucionet e kulturës janë shkatërruar dhe artistët janë lënë pa mbështetje dhe pa hapësira zhvillimi.

Fjala e tij:

Aq shumĂ« jemi, saqĂ« ditĂ«t e fundit ky jo vetĂ«m e ka menduar dorĂ«heqjen, por ka menduar edhe se ku do tĂ« shkojĂ«, ku do tĂ« “arratiset”, sepse kĂ«tu nuk ka mĂ« vend. UnĂ« jam kĂ«tu si qytetar, si prind dhe si artist. Jam kĂ«tu sepse mendoj se ShqipĂ«ria meriton mĂ« shumĂ«.

Meriton më shumë se korrupsioni, meriton më shumë se vjedhja e pronave, që këta ia kanë shkaktuar pronarëve në radhë të parë, por edhe shtetit shqiptar. I kanë një borxh shumë të madh pronarëve. Jam këtu sepse arti dhe kultura në këtë vend janë në ditën e tyre më të keqe. Janë shkatërruar institucionet e artit dhe kulturës.

Nuk ka prind sot që mendon se ku do ta çojë fëmijën e vet. Nuk ka institucione. Cirkun Kombëtar e shkatërroi, prej vitesh e shkriu Estradën e Shtetit. Teatrin Kombëtar, siç e shikoni, e shembi. Aty ishim, aty filloi e gjithë gjëja.

Por e dini shumĂ« mirĂ«, nuk kemi qendra kulturore pĂ«r fĂ«mijĂ«. Nuk kemi ku t’i çojmĂ« fĂ«mijĂ«t. Bashkia e TiranĂ«s çfarĂ« ofron pĂ«r fĂ«mijĂ«t e TiranĂ«s?

Prandaj sot i bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Tiranës: çohuni dhe bashkohuni! Sepse këtij i ka ardhur fundi, por Shqipëria ka nevojë për të gjithë ju. Sot më shumë se kurrë, për ta çuar Ramën në azil politik.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Më të lexuarat
Denonco