Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratat e Komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, se qeveria dhe Edi Rama e kishte siguruar se, gjithçka në lidhje me projektet në zonat e mbrojtura ishin konform rregullave.
PD shkruan se, kjo deklaratë e Kos bazohet në informatat e rreme që ka dhënë Edi Rama dhe e thellon më tej krizën.
Deklaratë e Partisë Demokratike:
Lidhur me Deklaratën e Komisioneres për Zgjerimin dhe fqinjësinë, zonjës Marta Kos, për krizën e rëndë që po kalon vendi ynë, Partia Demokratike shpreh shqetësimin dhe thekson se ajo është e bazuar në informacionet e rrejshme paraqitur nga miku i saj Edi, dhe jo në realitetin ekzistues në vend.
Ajo deklaratë injoron krizën e rëndë që ka mbërthyer Shqipërinë dhe i shërben Edi Ramës dhe jo zgjidhjes se krizës, përkundrazi e acaron dhe e thellon edhe më shumë.
Partia Demokratike mbështet plotësisht 5 kërkesat e drejta të protestuesve si kushte për zgjidhjen paqësore të krizës.
© SYRI.net