Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta anti-qeveritare në ditën e 18-të, qytetarët vijojnë marshimin nëpër Tiranë

‘Lashë Norvegjinë për Shqipërinë’/ Emigranti: Rama duhet të largohet, rinia të mos ketë frikë

20:49, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një shqiptar emigrant i kthyer nga Norvegjia mbajti një fjalim të fortë në protestën qytetare ku u kërkua dorëheqja e Edi Ramës, duke përcjellë mesazhe të ashpra kundër qeverisë dhe institucioneve të drejtësisë.

Duke iu drejtuar të rinjve të pranishëm, ai tha se shpresa e vendit mbetet rinia shqiptare, ndërsa solli në vëmendje përvojën e tij në Mbretërinë e Norvegjisë, një vend që sipas tij gëzon demokraci të plotë dhe kulturë qytetare nga e cila Shqipëria ka shumë për të mësuar.

Mes brohoritjeve të protestuesve, emigranti u bëri thirrje të rinjve të mos kenë frikë dhe të qëndrojnë të vendosur përballë padrejtësive.

‘Përshëndetje, rinia a jeni mirë? Ajo e cila më ka mbajtur zemrën gjithmonë. Nuk ju harrojmë, as ju as moshën e thyer. Unë fatmirësisht pata fatin ta kaloj njerëz në jetë dhe takova popullin e Mbretërisë Norvegjeze, e cila thotë, kur është komshia i mirë, nuk jam as unë mirë.

Një shtet me demokraci të plotë. Ku ne kemi nevojë për një përqindje të kulturës norvegjeze këtu.

Unë kam përjetuar komunizmin, hetuesinë e komunizmit të shokun Petrit Daku i cili mund të jetë i sistemit të drejtësisë edhe sot. Jam pyetur 16 herë në një natë në moshën 16 vjeçe, 12 qershor 1981.

Por do të mbaj vetëm dy fjalë se nuk do t'ju zgjatem me bisedë këtu.

Unë i kam kthyer shpinën Mbretërisë Norvegjeze me gjithë familjen, me familjen time prej tetë anëtarësh, kur mora vesh se historinë dhe trashëgiminë e të parëve duan ta marrin ca njerëz që nuk kanë as identitet dhe as shkollë.

Asnjë frikë rinia shqiptare, mos kini!

Sepse mashtruesi dhe padrejtësia nuk mund të ju përkulen, por ju bëjnë më të fortë. Urdhëro, jam unë shembulli, a kam shembull një shoqëni?

Tani më datën 10 qershor 2026, më kanë thirrur si thirrës në SPAK, Prokurorinë e Përgjithshme, Gjykatën e Posaçme.

Të dashur shqiptarë, unë ju kam thënë se këtu nuk jam dëshmitar, se këtë e kanë një lojë të pistë, do të bëjnë krahë për veten. Unë jam kundërshtar!

Një fjalë për rininë shqiptare, se është bota e juaj, s'mund t'ia ndalin kush, e merrni me qetësi’, theksoi emigranti gjatë fjalës në protestë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco