Lajmi i fundit

PLUG/ IGLI TARE - JOANA BUSHI sfidojnë SPAK për Belën

'Prej tre vitesh luftoj me kancerin por vendi është në luftë me një kancer më të madh - padrejtësinë dhe korrupsionin'

20:23, 17/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Po zhvillohet aktualisht dita e 18-të radhazi e protestës së qytetarëve shqiptarë, të cilët janë mbledhur sërish në shesh për të shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj qeverisë dhe për të kërkuar ndryshime politike, përfshirë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë tubimit, një prej protestuesve mori fjalën para të pranishmëve, duke mbajtur një fjalim që u prit me duartrokitje nga pjesëmarrësit.

Ai deklaroi se prej 17 ditësh ndodhet në shesh si pjesë e asaj që e cilësoi një betejë kundër një pushteti që i ka marrë frymën këtij populli. Protestuesi tregoi gjithashtu se prej tre vitesh po përballet me kancerin, duke e krahasuar luftën personale me sëmundjen me atë që ai e quajti “kancerin e padrejtësisë, korrupsionit dhe shkatërrimit të Shqipërisë”.

“Nëse unë, në këto kushte, mund të qëndroj këtu ditë e natë, atëherë çfarë na pengon të ngrihemi të gjithë?”, u shpreh ai para turmës.

Në fjalën e tij, protestuesi njoftoi se nuk do të largohet nga sheshi, duke deklaruar se do të qëndrojë aty “ditë e natë” derisa, sipas tij, të dëgjohet zëri i qytetarëve.

Ai u bëri thirrje të pranishmëve të mos dorëzohen dhe të mos frikësohen, duke theksuar se ndryshimi kërkon sakrificë dhe angazhim qytetar.

Protestuesi:

Vëllezër shqiptarë! Sot nuk jam këtu për të kërkuar mëshirë. Jam këtu për të kërkuar drejtësi. Prej 17 ditësh jam në shesh në këtë betejë kundër një pushteti që i ka marrë frymën këtij populli. Dhe sot po iu flet një njeri që prej tre vitesh lufton me kancerin.

Por trupi im është në luftë me sëmundjen... por shpirti im është në luftë me një kancer më të madh: me padrejtësinë, me korrupsionin, dhe me shkatërrimin e Shqipërisë! Më thonë ndonjëri me plazh, dhe në kohë të zgjedhur nga jeta, mund të qëndroj këtu ditë e natë, atëherë ju pyes: Çfarë na pengon të ngrihemi të gjithë?!

Që sot, unë nuk do largohem nga ky shesh! Që sot, unë nuk do largohem nga ky shesh! Do të jem këtu ditë e natë derisa kjo tokë të dëgjojë zërin tonë! Sepse nuk kam më luks të pres, as Shqipëria nuk ka luks të presë. Ose do të ngrihemi, ose nesër do të jetë tepër vonë.

Ndaj iu them: mos u dorëzoni! Mos u trembni! Kjo e drejtë nuk jepet asnjëherë kurrë po qe se nuk rrimë këtu. Shqipëria nuk shpëtohet nga frikacakët, por nga ata që sakrifikojnë. Rroftë Shqipëria!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco