‘Protesta i ka arritur disa qëllime’, Bushati: Ka diskredituar establishmentin që komandon këtë vend

21:29, 15/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Protestat e fundit masive që kanë mbushur sheshet kanë nxjerrë në pah një përplasje të ashpër mes qytetarëve dhe establishmentit aktual politik.

I ftuar në ‘Çim Peka Live’, analisti Andi Bushati u shpreh se pavarësisht strategjisë së qeverisë për të përçarë opinionin publik,  është një tentativë e qartë për të shmangur vëmendjen nga thelbi i pakënaqësisë qytetare.

Sipas Bushatit, pavarësisht nëse sheshet zbrazen sot apo nesër, kjo lëvizje popullore e ka arritur një pjesë të mirë të qëllimit të saj: ka diskredituar kompromiset e establishmentit, ka shkundur shoqërinë dhe ka treguar se balancat politike në vend tashmë do të maten përherë me parimin "para dhe pas këtyre protestave".

Është e vështirë të parashikohet sepse ka shumë faktorë. Domethënë, ne shohim përditë që pushteti është i futur në një luftë vetëm me qëllim të vetvetes. Sa herë flet me gojën e Edi Ramës, si e si ta përçajë protestën. Dhe jo, jo më tepër të përçajë protestën, por të ndajë opinionin në qëndrimet rreth protestës. Pra, kush është frika e Ramës dhe e establishmentit aktual.

Nuk janë ata që dalin në rrugë, janë ata që i duartrokasin nga ballkonet, janë ata që iu bashkohen kur fillon marshimi. Pra, kjo protestë edhe kur mbledh 50 mijë apo 70 mijë veta në shesh, jehonën e ka shumë më të madhe se janë shumë më tepër njerëz që e përkrahin. Dhe këtu Rama ka hyrë në një logjikë si të ndajë opinionin. Pra, janë grekët, janë iranianët, ikën, u dogjën. Të gjitha këto nuk funksionoi asnjëra. S'dolën as grekë, as iranianë, se nuk iu dhanë iranianëve të koçekun, në thonjëza.

Dëgjo, ajo nuk është as gruaja, as vajza, as burri, as djali i vetëm që Edi Rama degjeneron në atë parti. Po kur të gjithë të tjerët edhe pas degjenerimit rrinë në rresht. Pra edhe sikur të jetë kjo fabula prapë është ngjarje po nuk ka rëndësi. Pastaj doli koncerti i Ylli Limanit. Prit tani se jemi me këta që agresojnë artistët në shesh. Pastaj këta dolën një pjesë që janë fashista, janë personazhet e natës së kristaleve të Hitlerit e të tjerë e të tjerë. E gjitha kjo bëhet me një qëllim, dhe qëllimi i vetëm, cili është? Opinioni të ndahet në për mënyrën se si e sheh protestën.

Dhe në këtë kuptim, me gjithë këtë strategji, është e vështirë që të bësh parashikim. Është e vështirë të bësh parashikim edhe se disa faktorë janë relativizuar. Për shembull vëmendja e mediave ndërkombëtare nuk është e njëjtë siç ishte ditët e para. Edhe në ngjarje më të mëdha në botë mediat rrinë, kanë pesë minuta kamera dhe pastaj largohen. Është proces natyral, jo se ka ndonjë konspiracion.

Domethënë në këtë kuptim është e vështirë si do shkojë ajo do ulet, a do forcohet protesta. Vetëm një gjë është e sigurt. Pra, edhe sikur sot të mbyllet kjo protestë, kjo protestë i ka arritur disa qëllime. E ka diskredituar establishmentin që komandon këtë vend, mediat, po të doni ka vënë në lëvizje dhe SPAK-un.  Dakord, kjo është gjë e mirë që ne SPAK-ut t'i kërkojmë gjithmonë e më shumë.

Unë në këtë studio kam dy vjet që them me zë të lartë dhe përherë, një nga kritikat që unë i bëj SPAK-ut kush është. Është që nuk guxon të preki një nga tre shtyllat që mbajnë në këmbë pushtetin e Ramës, që është paratë e drogës që vijnë e shpëlajnë industrinë e ndërtimit, e pastaj është ekonomia që mban gjallë regjimin e Ramës e që na mban gjallë ne të gjithëve nga i çikë, se edhe ai punëtori edhe ai që shet mobile, të gjithë mbahen...

Në qoftë se SPAK-u do donte ta mbronte Edi Ramën, e bënte si atë dosjen e atyre tromplinëve, s'e sillnin atë, ta hidhte aty. Pra, jo në këtë moment. Nuk e plaste në këtë moment. Problemi është që aty edhe mediat që shajnë pronarët në rrugë po e transmetojnë. Si pronarët e këtyre mediave, janë dhe ata prokurorët e SPAK-ut, që nuk kanë ç'bëjnë ndaj këtij presioni popullor. Prandaj në këtë kuptim unë them protesta edhe sikur sot të mbyllet, që unë s'do doja kurrë të mbyllej sot, i ka arritur disa qëllime.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco