Një qytetar që mori fjalën në protestën e 16-të kundër qeverisë para Kryeministrisë i bëri thirrje Avokatit të Popullit të reagojë dhe të mbrojë të drejtat kushtetuese të qytetarëve, duke e akuzuar për mungesë qëndrimi përballë situatës politike në vend.
Ai kritikoi gjithashtu institucionet dhe përfaqësitë ndërkombëtare për heshtjen e tyre ndaj protestave, ndërsa theksoi se qytetarët shqiptarë meritojnë mbrojtje dhe përfaqësim, jo etiketime apo përçmime.
Protestuesi kërkoi më shumë angazhim në mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve.
Qytetari: Atëherë, mirëmbrëma të gjithëve. Unë kam një thirrje për z. Avokat të Popullit. Ku është avokati i popullit? Për çfarë populli flet ky? Kush është ai popull pra? Ne të gjithë jemi qytetarë. Nuk la emision pa kërkuar rënien e kësaj qeverie. Sa ka marrë postin, avokati i popullit u zhduk. Për çfarë populli flet ti? Të cilit popull i del për zot? E këtij populli nuk je! Eja këtu, dil para popullit! Përgjigju para popullit! Mbroje popullin tënd! Mos e lër atë të quhet fashist, të quhet i shitur, të quhet iranian, grek, italian. Ky është populli shqiptar! Ti dole për të mbrojtur popullin shqiptar, 30 vjet na ke hutuar nëpër emisione: "do rrëzojmë këtë, do rrëzojmë atë". Ku je?! Hajde dil në shesh! Hajde mbro rregullin, mbro të drejtat, mbro jetën, mbro të gjithë qytetarët, mbro të drejtat e tyre kushtetuese! Po ju ambasada, ku jeni? Në çdo qytet po bëhet protestë, në gjithë Evropën, në gjithë botën. Dilni edhe ju e përfaqësoni qytetarët shqiptarë. Është neni i kushtetutës që mbron qytetarët shqiptarë brenda dhe jashtë vendit, jo të mbroni qeverinë. Faleminderit të gjithëve!
© SYRI.net