VIDEO/ Buzhala: Protesta ka impakt të madh, por pa drejtim mund të mos prodhojë rezultat konkret

22:27, 15/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Gazetari Berat Buzhala, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka analizuar protestën qytetare që po zhvillohet në Tiranë, duke theksuar se ajo ka krijuar ndikim të dukshëm në opinionin publik, por mbetet e paqëndrueshme për shkak të mungesës së një strukture drejtuese politike.

Sipas Buzhalës, protesta vazhdon të ketë një pjesëmarrje të konsiderueshme, pavarësisht perceptimeve të mediave proqeveritare për rënie të saj, duke theksuar se në terren ‘impakti mbetet i madh’.

Ai u shpreh se, në mungesë të një organizimi të qartë politik dhe një platforme të artikuluar kërkesash, protestat e këtij lloji kanë tendencë të shuhen me kalimin e kohës. Sipas tij, një lëvizje e tillë do të kishte nevojë për një strukturë që të artikulojë kërkesa konkrete dhe t’i paraqesë ato përballë qeverisë.

‘Unë pajtohem vetëm te impakti që e ka protesta. Edhe sot po të mbyllet, edhe sot po të mbyllet, unë isha atje domethënë. Hera e dytë prej atje. Hera e parë që dola e pashë live. Nuk është se si e paraqesin mediat pro-qeveritare edhe sot që ka rënie, është mjaft e madhe.

Unë po e masja në të njëjtën kohë dje. Domethënë se tash edhe dje në të njëjtën kohë e ka pasur. Unë isha t'i dhënë kredit.

Ajo çka unë e kam thënë, e kam provuar para herën e fundit kur kemi qenë këtu domethënë se protesta nëse nuk i dihet epilogu, gjithsesi ka me u shuar. Domethënë nëse nuk udhëhiqet prej një strukture partiake, politike, një konglomerat forcash, ata që janë aty edhe me thënë qeverisë 'këto janë kushtet tona', kemi këto kushte, a i plotëson a s'i plotëson, kjo do të shuhet.

Pra kam hulumtuar kohëve të fundit domethënë, protesta më e fuqishme që kishte një impakt të madh e dekadave të fundit është ajo në ‘Tahrir Square’, ka zgjatur 18 ditë.

Në ditën e 18 ka dhënë dorëheqje Mubaraku. Po dhe kur jep dorëheqje Mubaraku e merr ushtria. Domethënë, ai jep dorëheqje, po e ruan pushtetin, e ruan dikush tjetër pushtetin.

Po jo irrelevante është ajo, po relevante për mua është e para. Kam parë një gjeneratë të re, që nuk e kam parë në zgjedhje. Domethënë, kanë qenë zgjedhjet e fundit këtu, ose abstenojnë ose nuk janë të angazhuar politikisht.

Gjenerata që është nën 30 vjeç, është e paangazhuar, nuk ka mendim politik. Kjo protestë, një numër të madh gjeneratës së re që janë aktivë në TikTok, në Facebook, në Instagram, i ka bërë me mendu politikisht, që është jashtëzakonisht e vlefshme për shoqërinë edhe për demokracinë.

Nuk ka asnjë lloj demokracie që mundet me u zhvillu në kushte normale nëse s'ka protestë nga poshtë. Se si do të definohet kjo pastaj është çështje tjetër. Unë jam skeptik me këtë sepse protesta është e përbërë prej grupacioneve që pothuajse s'kanë asgjë të përbashkët me njëra-tjetrën. Pra kjo është çështja, se si do t'ia lidhin kryet protestës’, tha Berat Buzhala në SYRI TV.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco