‘Poshtë diktatura’/ Protestuesit vijojnë marshimin nëpër Tiranë: O Erion o legen, prite Ramën se po vjen

22:22, 15/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Qytetarët kanë vijuar me marshimin nëpër kryeqytet, ku këtë radhë destinacion kanë pasur zonën e ish-bllokut në Tiranë.

Me mijëra kanë marshuar nëpër këtë zonë, të shoqëruar nga fëmijët, me këngë e veshje patriotike.

Gjatë marshimit, protestuesit nuk janë kursyer me thirrjet e tyre: ‘Poshtë diktatura’, ‘O Erion o legen, prite Ramën se po vjen’, si dhe me thirrjet ‘Rama jepe dorëheqjen’.

Për të 16-ën ditë radhazi, Tirana gumëzhin nga protestat masive të qytetarëve dhe marshimet e tyre nëpër zona` të ndryshme të kryeqytetit.

Protesta është shtrirë përtej kufijve të Shqipërisë, me diasporën që kërkon në qytetet dhe kryeqytetet evropiane, dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco