Gazetari Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV, ka deklaruar se protestat e zhvilluara në vend mund të hyjnë në një fazë të re përshkallëzimi, nëse nuk ka ndryshim të kursit politik nga qeveria.
Sipas Shkullakut, situata aktuale në shoqërinë shqiptare reflekton një ‘prishje ekuilibri’ të gjatë politik dhe social, ku një pjesë e qytetarëve ndihen të përjashtuar, ndërsa një tjetër pjesë e privilegjuar. Ai e përshkroi këtë si një gjendje që, sipas tij, ka krijuar terren për protesta dhe tensione të vazhdueshme.
Ai shtoi se zhvillimet aktuale nuk duhet të injorohen as nga aktorët politikë pranë qeverisë, duke theksuar se edhe brenda vetë strukturave të Partisë Socialiste mund të lindin tensione dhe distancime nga linja e kryeministrit.
‘Ideja ime është kjo, që protesta më e mirë, që nuk ka as organizator, që nuk ka as kërkesa, le të vazhdojë sepse ka një kërkesë bazë: duan një republikë të re, në kuptimin, një cikël të ri, një epokë të re, sepse shoqëria vetë ka nevojë për një ekuilibër të ri.
Është prishur ekuilibri.
Ka 15 vjet, 20 vjet nëse doni, që ky ekuilibër është prishur në shoqëri. Pra një pjesë ndihet e përjashtuar, një pjesë ndihet tepër e privilegjuar.
Pra kur ndodhin kriza të tilla, shoqëria ku shkon? Shkon drejt protestës, revoltës, përplasjes për ta fituar këtë drejtë.
Po për këtë ekuilibër të ri mendoj unë nuk duhet të jenë të interesuar vetëm ata që janë në rrugë, duhet të jenë të interesuar dhe ata që janë me dhe afër Ramës. Çfarë do të thotë? Partia Socialiste nëse vazhdon kështu do shkojë në varr mbas Ramës.
Duhet kuptuar që sa më shumë rri Rama, aq më shumë shtohet presioni dhe trysnia e kësaj turme që të kalojë nga një lëvizje paqësore në një lëvizje më radikale. Sa më shumë rri, sa më parë të iki është më mirë dhe për ata, qoftë politikanë, qoftë biznesmenë, qoftë njerëz që kanë interesa në këtë vend dhe kanë vendosur të rrinë këtu, që mos përsëriten situata kaosi që mund të çojnë shoqërinë shqiptare hapa mbrapa.
Pra, mos ketë trauma. E vetmja gjë që mos ketë trauma.
Po jo me kaq mo jo, se shtohet presioni pra, them shtohet presioni. Që do të thotë, në qoftë se fillon Partia Socialiste dalin dhe kundërshtojnë politikat e Ramës, në qoftë se fillojnë njerëz dhe mediat, të tjerë, që kanë filluar disa shenja, merrni shikoni tani kush i ka vënë fytyrën Edi Ramës t'i dali në krah këto ditë.
Që thotë: Vëlla, Edi Rama duhet të iki, ka bërë Shqipërinë shumë mirë, këta që po protestojnë e kanë gabim, këta janë agjentë e thanë dita e parë. Nuk ka... vetëm ndonjë që s'e ka problem fytyrën, që njëherë e nxjerr Ramën armik, njëherë e nxjerr hero. Këta që janë kështu si palaço mediatik nga këta ke sa të duash po ata nuk është se kanë ndonjë peshë aty.
Pjesa tjetër, po t'i shikosh, nga një protestë e sponsorizuar nga agjenturat e huaja, kanë dalë tani në shpjegime që duhet kuptuar protesta, që këta të rinjtë kanë një farë të drejte, që nuk shkon mirë kjo punë, dhe ku kanë dalë?
Kanë dalë që këta duhet të kenë një përfaqësi që Rama të merret me përfaqësinë e tyre. Pra nuk e përjashtojnë Ramën, por nuk e kanë ama si figurën e vetme që mund të garantojë stabilitetin.
Është ai stabilitet për të cilin kemi folur dhe kemi diskutuar sa herë, dhe për... kur ka qenë puna e mbështetjes që amerikanët i kanë dhënë pa doreza dhe në mënyrë skandaloze Edi Ramës. Që kemi thënë që stabiliteti pa demokracinë, vjen një moment që nevoja për demokraci bëhet aq e madhe sa ta hedh në erë stabilitetin.
Dhe, unë jam i bindur, s'e di për pjesëmarrjen, sa do rezistojnë e të tjerë e të tjerë, por jam i bindur që nëse Rama do vazhdojë të mos reflektojë, kjo protestë do radikalizohet.’, tha Armand Shkullaku në SYRI TV.
© SYRI.net