Lajmi i fundit

Dita 11 e protestës para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

‘Qartazi kundër Ramës!' Saraçi: Nga pensionistët tek të rinjt, kanë vrarë frikën dhe kanë dalë në protestë

18:06, 10/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Kryeredaktori i Syri Tv, Romir Saraçi I ftuar në studion e Task Forcë thotë se tashmë protesta është dukshëm kundër keqqeverisjes së kryeministrit Edi Rama.

“Po të krahasojmë protestën e ditës së parë me protestën sot, kjo sot nuk është më protestë as për flamingot, as për pelikanin kaçurrel. Kjo është protestë ashiqare kundër Edi Ramës. Ajo çfarë artikulohet aty, largimi i Edi Ramës, përfaqëson problemet e gjithësecilit prej atyre protestuesve që janë sot në protestë.

Nuk ka një kauzë qendrore të qytetarëve në protestë përveçse përbashkimit që fatura e këtyre problemeve që ata kanë është Edi Rama, kurse problemet për të cilat ata protestojnë janë të shumta.

Atje ke pensionistë që protestojnë për pensionin. Atje ke edhe punonjës që kanë vrarë frikën dhe dalin në protestë për kushtet e punës dhe për mungesën e pagave. Ka prindër që protestojnë për largimin e fëmijëve.

Ka të rinj që protestojnë se nuk blejnë dot një apartament. Ka të rinj që protestojnë ‘për shokët tanë që janë larguar në emigracion".

Atje ka fëmijë që protestojnë, që artikulojnë nga njëmijë e një arsye.

Pra sot është një protestë qytetare. Sot është ai ngarkimi i atij shpirtit protestues që i kishte munguar qytetarëve shqiptarë në kaq vite dhe tani duket sikur ka arritur atë momentin e vlimit edhe deri tek shpërthimi.”

Saraçi komenton dhe ndryshimin e qëndrimeve të kryeministrit Rama, ndërsa protestat kanë marrë tashmë vëmendjen kryesore të mediave ndërkombëtare.  

"E njëjta gjë ka ndodhur dhe me evoluimin e qëndrimeve të kryeministrit.

Kryeministri ditët e para ishte ai që përgëzonte SPAK-un për nisjen e protestës, që u fut në komunikime dhe madje kërkoi përfaqësim nga ana e protestuesve për të negociuar, "kemi-s'kemi projekt", dhe më pas kur pa që nuk ishte më protestë as për projektin, as për zëvendësin, por ishte ashiqare protestë kundër tij, ai filloi direkt sulmin duke treguar që është në ato momentet e fundit, që me të gjithë tentativat e veta për ta kapur protestën, që nuk mungojnë as sot, qoftë me persona të infiltruar por qoftë edhe në rrjetet sociale që ka nisur sulme karshi protestuesve me ato eksponentët e vet që mund të ketë infiltruar në mes të protestës.

Duke qenë që nuk ka arritur ta kontrollojë këtë protestë, ka kaluar çdo gjë jashtë kontrollit, ka kaluar në fazën e sulmit për të thyer dhe për të frikësuar çdo qytetar që proteston.

Edi Rama sot është në ato fazat e fundit të sulmit karshi protestuesve për të parë nëse do të thyhen apo jo. Siç ka dhe frikën që në qoftë se do të provokojë protestuesit me mjete, siç kemi parë provokimet dhe sulmet në protestat e opozitës, e ka shumë të qartë që kjo protestë i del shumë më kollaj jashtë kontrollit dhe mund të ketë pasoja të rënda dhe të menjëhershme qoftë edhe për pushtetin e tij. Sot kemi gjithë vëmendjen ndërkombëtare në Shqipëri, të cilat po t'i shikojmë artikujt e medieve ndërkombëtare nuk e trajtojnë më sot se janë ca qytetarë që po protestojnë për Edi Ramën, por gjasat e kanë bërë fakt që "shiko se Edi Rama po kundërshtohet" dhe nënkuptohet largimi i tij nga pushteti.

Pra, shohim një mënyrë trajtimi komplet ndryshe nga mediat ndërkombëtare dhe me këtë vëmendje kaq të shtuar, edhe Edi Rama është i kushtëzuar në veprimet që mund të ketë karshi protestuesve dhe bën këto shfaqje si klloun cirku për të dekurajuar." 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco