Lajmi i fundit

Dita 11 e protestës para Kryeministrisë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

‘Protesta, historike për Shqipërinë’, Kalaja: Momenti më i bukur i tranzicionit shqiptar

18:02, 10/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Një valë e re, edhe më e fuqishme protestash pritet të pushtojë sheshet më 13 qershor, duke i dhënë një përgjigje të ashpër atyre që aludojnë për zbehje të qëndresës qytetare, teksa jo vetëm kryeqyteti, por i gjithë vendi është përfshirë nga protesta qytetare.

I ftuar në ‘Task Force’ në Syri Tv, kreu i PD Dega Krujë, Aulon Kalaja tha se raportimet për ‘lodhje’të protestuesve, është një skenar i qëllimshëm nga ana e socialistëve, që synojnë përçarjen e lëvizjes popullore.

Përpjekjet për t'i dhënë protestës ngjyrime anti-islamike apo akuzat për pjesëmarrje të dyshimtë të qytetarëve nga Beogradi – të cilat rezultuan të ishin thjesht makina të raportuesve ndërkombëtarë të Reuters – tregojnë qartë, sipas tij, format që po përdoren për të dëmtuar masivitetin.

Marshimet spektakolare të mbrëmjeve po e vërtetojnë masivitetin e protestës, theksoi ndër të tjera Kalaja, duke e kthyer këtë reagim në një nga ngjarjet më të rëndësishme dhe historike të tranzicionit shqiptar.

Për sa i përket çështjes, që a do lodhen e të tjerë e të tjerë, këto teza i hedh Taulant Balla sepse e kemi parë që ka kërkuar me e përça protestën edhe me këto thirrjet gjoja anti-islamike, duke marrë zërin e një vendi tjetër dhe duke e vendosur aty në protestë. U fol për njerëz nga Beogradi që kishin ardhur në protestë, ndërkohë makina ishte e reporterit të Reuters-it për me ndjek kallëzimet e Zvërnecit e të tjerë. Kështu që unë gjykoj që, teza që kur të fillojë kampionati botëror, pra nesër, do bjerë protesta, mendoj që do marrë një përgjigje shumë të fortë me datën 13 qershor. Që është thirr një protestë shumë e madhe, ndoshta më e madhja që ka qenë. Sot është bërë thirrje patriotike për sa i përket kauzës, përkujtimit të Lidhjes së Prizrenit, 1878-s, 10 qershorit, por unë gjykoj që sot kemi dhe një ditë tjetër shumë të rëndësishme, ardhjen e George Bush-it në qytetin e Fushë-Krujës.

Kështu që është shumë e rëndësishme, meqë ra fjala Fushë-Kruja ditën e djeshme protestoi dhe bllokoi rrugët, edhe aty ka pasur reagim, janë zgjuar vetë qytetarët për të protestuar. Një mesazh kam faktikisht edhe shfrytëzoj rastin që jam këtu në studio, për ata njerëz të cilët mundohen të bëjnë policimin e protestës duke vendosur viza dhe pasaporta për ata që duan të hyjnë në protestë. Unë gjykoj që jo vetëm demokratët, por edhe socialistët, edhe ata pa parti, edhe ata të partive të vogla, të mëdha, të mesme, të mesme me pak a s'di unë si janë këto partitë e tjera, të mos kenë asnjë lloj kompleksi, por të vijnë në protestë si qytetarë. Në protestë ka vend edhe për ata që kanë precedentë penalë, sepse këto janë turmat. Edhe për injorantët, edhe për njerëzit e zgjuar, edhe për nivelin më të lartë domethënë të mendimtarëve siç mund të jetë zoti Taulant Balla apo të tjerët.

Unë gjykoj që është një moment për bashkimin. Sheshi ka vend për të gjithë, pastaj sigurisht që çdo gjë e zgjidh masiviteti në gjykimin tim. Nuk është e rëndësishme për mua ata që marrin mikrofonin dhe që flasin. Çdo kauzë do prodhojë liderët e vet. Çdo kauzë do prodhojë një elitë të caktuar, por imagjinoni pak të kemi folës shumë të mirë dhe mos të kemi numra në shesh. Unë gjykoj që fuqia më e madhe e kësaj proteste janë numrat në shesh, të cilët në një moment të caktuar që duket sikur protesta po zbehet, vijnë aty turmat e tjera dhe i bashkohen. Imagjinoni marshimi i darkës që ndahet në dy pjesë dhe çdo pjesë është shumë më e madhe se pjesa tjetër. Pra, unë mendoj që ky është një moment historik për Shqipërinë dhe mendoj që është momenti më i bukur i tranzicionit shqiptar. Pastaj në rast se ne do kemi kohë, unë kam dhe një informacion se si Rama kërkon ta përçajë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco