Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Marshimi, protesta drejt mosbindjes civile?

Protesta/ Të rinjtë e PD-së në shesh sot dhe çdo ditë: Për ta kthyer Shqipërinë në shtëpinë tonë sërish

17:01, 10/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Të rinjtë e PD-së do t'i bashkohen sot protetës që do të organizohet sot pasdite para kryeministrisë në ditën e 11-të të saj për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë Rama. 

Në një deklaratë për median një grup të rinjsh me në krye Nikola Kedhin thanë se nuk është koha për dallime mes njëri tjetrit pasi Shqipëria sot është në pikën më kritike të ekzistencës së vet.

“Sot nuk është koha për dallime mes njëri tjetrit. Ajo që na bashkon është më e madhe se ajo që na ndan. Shqipëria sot është në pikën më kritike të ekzistencës së vet. Është shkatërruar në arsim, në shëndetësi në mundësi ekonomike, është në pasiguri jete, në pasiguri juridike. Dhe këto janë çështje që shqetësojnë çdo qytetar shqiptar. Nuk janë çështje që na dallojnë në të majtë dhe në të djathtë, të angazhuar dhe të paangazhuar, apo të anshëm dhe të paanshëm” tha Nikola Kedhi, këshilltar i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.

Ai i bëri thirrje çdo demokrati, çdo të riu të jetë në shesh sot e çdo ditë për të  të ngritur zërin dhe për ta kthyer Shqipërinë në shtëpinë tonë sërish.

Ndaj ne kemi sot një thirrje për çdo qytetar shqiptar, për çdo demokrat, çdo të ri veçanërisht, të djathtë apo të majtë, të angazhuar apo të paangazhuar që të jetë në shesh sot dhe çdo ditë, për ta kthyer Shqipërinë, për të ngritur zërin dhe për ta kthyer Shqipërinë në shtëpinë tonë sërish.

Edhe Ish deputetja Andia Ulliri kishte një mesazh për të dalë sot në shesh.

'Le të dalim në shesh, me vendosmëri, me dashuri për familjen, kombin dhe të rinjtë shqiptarë që largohen dita-ditës, për të gjitha kauzat që na bashkojnë dhe jo ato që na ndajnë. Prandaj shihemi sot në orën 6:00 në shesh, sot dhe çdo ditë më shumë" tha ajo. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco