Teksa qyterarët shqiptarë nuk ndalin protestat që sot do të shënojnë ditën e 11-të, kreu i qeverisë Edi Rama, vijon të gjejë organizatorët imagjinarë, duke akuzuar protestuesit se po influencohen nga ndikime të huaja. Pas Iranit tani në shenjestër, vuri Greqinë, duke pretenduar se është ajo që i ka vënë 'xixat' , e kjo lidhet me “xhelozinë” ndaj zhvillimit të vendit fqinj.
Reagimi
Greqia vazhdon “të shitet tek të huajt” me sukses, kurse ne na i kanë futur xixat nga të katër anët që të zihemi mes veti edhe për 1+1 që bëjnë 2, e të vijmë vërdallë në udhëkryq, kur konkurrenca vazhdon vrapon për më shumë investime të huaja…
Po si mund t’i mbyllim ne rrugët për kapitalet e mëdha, tani që ato po nisin të vijnë në Shqipëri pas tërë mundit të madh që kemi bërë për të ardhur në këtë pikë?!
Po tërë bota e zhvillon turizmin dhe ekonominë duke u matur me sa investime të huaja tërheq, ndërsa ne do të matemi me sa rezistojmë kundër tyre?!
Kjo është një ftesë për vetëprapakthim kolektiv, që Shqipëria nuk mund, nuk duhet dhe nuk ka për ta pranuar.
Kujtojmë se protestat tashmë janë kthyer kundër qeverisë Rama.
© SYRI.net