“Edi Rama e ka kthyer Zvërnecin si kopsht të tij”. Kjo ishte deklarata e kreut të PD gjatë fjalës së tij ku reagoi për protestat kundër të qeverisë.
Berisha: Të dashur miq, ta kemi shumë të qartë një moment për ta mbyllur. Absolutisht. Një vend që ecën drejt Bashkimit Europian nuk mund të bëjë asnjë hap në kundërshtim me 'Natura 2000', me direktivën 'Natura 2000' dhe direktivat për habitatet dhe shpendët të Komisionit Europian.
Tani, gjithnjë po flas për peizazhet që janë zonat më pak të mbrojtura.
Janë të kategorisë së 5-të. Në qoftë se të lë mendja e kokës, dhe vendos, ti e çon vendin në Gjykatën Europiane të Drejtësisë, e cila në statut është gjykatë për vendet anëtare, por ka fuqi të padiskutueshme për vendet të cilat negociojnë për anëtarësim në Bashkimin Europian, por ka fuqi dhe për vende që s'negociojnë fare për anëtarësim në Bashkimin Europian, por ka interesa të Bashkimit Europian dhe interesa europiane.
Kështu që, ky që i ofron lagunën sikur e ka oborrin e Surrelit, Sulltan, Sulltan Surreli, ky është një mashtrues skandaloz sepse të jemi të qartë, rri dhe përmend Kamargën... Kamargën e viteve 70... Kamargën e viteve 1920. Ku jemi ne, jemi në vitin 2026. Ja u them unë, çfarë po bëjnë në Kamargë 20 vitet e fundit?
Strikt po meremetojnë shtëpitë e fshatarëve. Se janë aty, janë prej shekujsh aty, fshatra. Po i kthejnë për të pritur vizitorë.
Pra, për të investuar në një peizazh në qoftë se, së pari, do të plotësosh katër kushte. Katër kushte të fiksuara, të përcaktuara nga Komisioni Europian.
Kushti i parë: Appropriate Assessment. Vlerësimi i përshtatshëm.
Dhe pasi të bësh vlerësimin e përshtatshëm në qoftë se nuk del për të investuar, nuk investon dot.
Kushti i dytë: VMN, VSM. Vlerësimi i mjedisit, vlerësim strategjik i mjedisit.
Kushti i tretë: Rikompensimi i habitateve.
Kushti i katërt: Rivlerësimi i dëmit. Dhe kushti i habitateve. Pra e kuptoni se çfarë etapash duhet të ndjekësh. Dhe këto duhet të respektosh ligjin ndërkombëtar.
Dhe ligji ndërkombëtar është direktiva e Komisionit Europian. Dhe Kushtetuta e Shqipërisë thotë se marrëveshja ndërkombëtare prevalon mbi Kushtetutën, mbi ligjin kushtetues të vendit. Janë të detyrueshme. Janë të detyrueshme.
Cili do të hyjë dhe të lexojë vendimet e Gjykatës Europiane të Drejtësisë për mjedisin, dhe do gjejë se çfarë ndëshkimesh, çfarë anulimesh u kanë bërë jo një, një sërë vendesh anëtare të Bashkimit Europian.
Po ky e ka marrë atë, Zvërnecin si pjesë të Sulltan, Sulltan Surrelit, si kopshtin e tij.
Një njeri që s'pyet për asnjë ligj, për asnjë gjë, me zero transparencë. Dhe krijon tani në vend një krizë të tillë, ndaj dhe duhet të ikë një minutë e më parë.
Ndaj dhe një herë, demokratë e demokratë, qytetarë dhe qytetare, ju ftoj të mbështesni këtë protestë, e cila do të jetë shpëtimtare për Shqipërinë, shqiptarët, mjedisin, trashëgiminë kulturore, të ardhmen e tyre. Faleminderit.
Isha pak i gjatë, por desha të bëja dhe sqarimin për qëndrimet tona në raport me mjedisin.
Kemi bërë në Pogradec takim për liqenin. Pra ne nuk jemi parti ambientaliste, por në mënyrë absolute, ne kemi luftuar me vendosmërinë më të madhe për të mbrojtur parimet e drejta për mjedisin, për trashëgiminë kulturore dhe kushtetutën dhe detyrimet tona ndërkombëtare që janë të detyrueshme.
Nuk mund të thuash.
Në qoftë se ju kujtohet këtu, po jua rikujtoj, patëm para një jave një vizitor shumë të rëndësishëm, zotin Antonio Costa. Dhe zoti Antonio Costa që është Presidenti i Këshillit të Bashkimit Europian, dëgjoi dy fjalë: Shqipëria dhe Zvërneci.
Dhe Zvërneci, sigurisht, është pasuri edhe shqiptare, edhe europiane. Nuk është pasuri e Sulltan Surrelit.
© SYRI.net