Çmimet të larta dhe radhë për blerjen e librave të shkollës, reagon Basha: Të jepen falas

Çmimet të larta dhe radhë për blerjen e librave të shkollës, reagon Basha: Të jepen falas

15:05, 29/08/2017
A+ Aa A-

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me situatën e librave shkollorë dhe faktin se çmimi i tyre është shtrenjtuar me 33 për qind gjatë këtij viti.

Ja çfarë shkruan Lulzim Basha:

Mijëra prindër dhe nxënës vazhdojnë radhët e gjata për tekstet shkollore anembanë vendit. Jemi vendi i vetëm në rajon ku librat për shkollimin e detyrueshëm jo vetëm nuk jepen falas, por janë shtrenjtuar çdo vit.

Dy shembuj: paketa e librave të detyrueshëm për klasën e parë është shtrenjtuar me 33% këto 4 vjet, nga 11 mijë e 790 lekë në vitin shkollor 2012-2013 në 17 mijë e 760 lekë në vitin shkollor 2015-2016.

Për të njëjtën periudhë, paketa e librave të detyrueshëm për klasën e gjashtë është rritur me 23 për qind, nga 38 mijë e 70 lekë në 48 mijë e 920 lekë.

Kjo rritje çmimesh ka rritur barrën ndaj prindërve e cila rëndon edhe më shumë sepse të ardhurat reale mesatare të familjeve shqiptare kanë rënë prej inflacionit dhe ngrirjes së pagave.

Shpërfillja e arsimit është dëm i pariparueshëm për të ardhmen e vendit. Librat për arsimin e detyrueshëm duhet të jepen falas dhe të shpërndahen nga vetë shkollat. Për këtë, mjafton që qeveria të investojë për libra dhe mjete shkollore paratë që con për fasada ministrish dhe luks qeveritarësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco