Lajmi i fundit

LIVE/ Kreu i PD Berisha takim me 71 të rinjtë e zgjedhur anëtarë të Këshillit Kombëtar

SYRI TV/ Debate për skemën e menaxhimit të mbetjeve në Lezhë, PD kundër gjobave të bashkisë

SYRI TV/ Debate për skemën e menaxhimit të mbetjeve në Lezhë, PD kundër gjobave të bashkisë

16:01, 06/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Zbatimi i skemës së re për menaxhimin e mbetjeve në Lezhë ka shkaktuar debate mes Bashkisë dhe opozitës, e cila kundërshton vendosjen e gjobave për qytetarët dhe bizneset pa një periudhë paraprake informimi dhe ndërgjegjësimi.

Ndërsa opozita e konsideron masën të parakohshme, kryebashkiaku Pjerin Ndreu mbron vendimin, duke e cilësuar të domosdoshëm për zbatimin e rregullave dhe përmirësimin e pastërtisë në qytet.

SYI TV

Zbatimi i skemës së re të menaxhimit të mbetjeve në Lezhë ka sjellë diskutime  të forta mes drejtuesve të bashkisë dhe përfaqësuesve të opozitës. Ka qenë kryetarja e PD dega Lezhë, Donika Ndoj e cila ka kundërshtuar vendosjen e gjobave ndaj qytetarëve dhe bizneseve. Ndoj, ka shprehur shqetësimin për mënyrën se si po zbatohet kjo skemë, duke theksuar se para penalizimit të qytetarëve duhet të kishte një periudhë informimi dhe ndërgjegjësimi.

Në të njëjtën linjë është shprehur edhe këshilltari i opozitës në Këshillin Bashkiak, Kristjan Gjidodaj, i cili ka kundërshtuar vendimin për aplikimin e gjobave, duke kërkuar më shumë komunikim me komunitetin dhe masa informuese para vendosjes së penaliteteve.

Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, ka mbrojtur vendimin e administratës vendore, duke argumentuar se zbatimi i rregullave është i domosdoshëm për suksesin e skemës së re të pastrimit dhe për garantimin e një mjedisi më të pastër.

Skema e re për menaxhimin e mbetjeve që bashkia Lezhë kërkon të aplikojë konsiston në hedhjen e mbeturinave me orar, sipas një programi të përcaktuar nga pushteti vendor dhe në rast se individëd nuk e zbatojnë atë do të ndëshkohen me 10 mijë lekë gjob dhe bizneset me 20 mijë lekë gjobë.

Por kjo metodë, sipas përfaqësuesve të opozitës dëmton rëndë qytetarët dhe bizneset, të cilët sipas tyre, fillimisht duhet të informohen dhe ndërgjegjësohen mbi skemën e re, përpara aplikimit të masave ndëshkuese.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco