Lajmi i fundit

LIVE/ Protestat kundër qeverisë Rama në gjithë vendin

Teliti: Rama shkatërroi qëllimisht shtresën e mesme, të varfërit i varfëroi më shumë

17:17, 06/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

 Një realitet i hidhur dhe alarmant evidentohet në ekonominë shqiptare. Pavarësisht orëve të gjata të punës, qytetarët po zhyten çdo ditë e më shumë në varfëri.

40% shqiptarëve që janë aktualisht në marrëdhënie pune nuk arrijnë të mbyllin dot muajin me pagat që marrin, ndërsa plot 42% e popullsisë jeton në rrezik konstant varfërie.

Dorian Teliti, këshillitar Ekonomik i PD-së në një intervistë për gazetarin Bled Marku në Syri Tv thotë se shtresa e mesme, dikur motori i shoqërisë,  është shkatërruar qëllimisht gjatë 13 viteve të fundit. Inxhinierë, mjekë, ekonomistë dhe juristë po marrin arratinë, të dërrmuar nga një taksë progresive pre 23% dhe mungesa e theksuar e shërbimeve bazë.

"Një ekonomi që nuk gjeneron mirëqenie për shqiptarët. Një ekonomi e cila, siç ishte dhe raporti i sotëm, shqiptarët punojnë më shumë se të tjerët, por marrin më pak se të tjerët. Ndërkohë që 15 vite më parë, në vitin 2011-2012, ishim të parët në rajon përsa i përket pagave, pra fuqisë reale blerëse, pra dhe rritjes së saj, neve sot praktikisht jemi ngjitur të fundit, me një shqetësim alarmant që përkeqësohet dita-ditës. Çfarë do të thotë 35% e shqiptarëve janë të varfër apo të privuar materialisht? Do të thotë që ata nuk i ezauriojnë dot, nuk paguajnë dot, nuk kanë para në xhepin e tyre, për të paguar për shpenzimet bazike.

Për shpenzimet të cilat janë të detyrueshme. Që është faturat e ujit, faturat e dritave, qiraja e shtëpisë, kësti i kredisë për shtëpinë në qoftë se e kanë blerë shtëpinë. Të veshurit siç duhet, normal, jo me lukse, jo me marka, por të veshurit normal. Të paturit mundësi për të blerë një rrobë të re. Të paturit mundësi për të patur ato le të themi elementët bazikë në shtëpinë tënde e kështu me radhë. Më shumë se 1/3 e shqiptarëve këtë gjë nuk e bëjnë dot. Po çfarë do të thotë 1/3 e shqiptarëve këtë gjë nuk e bëjnë dot? Do të thotë që ti ke një popullatë e cila, në çdo tre veta, në çdo tre familje, njëra prej tyre është tërësisht e varfër. Krahasojmë me vendet e rajonit, s'po flasim për Evropën, se gjithmonë flasim ne për Evropën e zhvilluar e kështu me radhë.

Shtresa e mesme këto vite ka marrë arratinë me thënë të drejtën. Ka qenë politikë e drejtuar, e orientuar dhe e dirigjuar mjaft mirë nga mazhoranca socialiste, që të varfrin ta bëjë edhe më të varfër, dhe atë pak shtresë të mesme që kishim përpara ta dërmonte dhe ta çonte në emigracion. Si dërmohet shtresa e mesme? Shtresa e mesme dërmohet me një element shumë të thjeshtë, mos e respekto atë. A është respektuar këto 13 vite shtresa e mesme? Jo. A është dëgjuar shtresa e mesme këto 13 vite? Jo. A është vrarë financiarisht shtresa e mesme këto 13 vite? Po. Pra me taksën progresive që vetëm ne e kemi në rajon taksën më të lartë mbi tatimin mbi të ardhurat që godet pikërisht 23% pikërisht atë shtresë të mesme, i ka dhënë një impakt tejet negativ. A jemi ne dëshmitarë që këto 13 vite ata që janë larguar nuk janë më ata që s'kanë një mundësi fare pune pra të varfrit. Që ishte një fenomen i 35 vjeçarëve me thënë të drejtën. Pra janë larguar prej këtu ata përfaqësues të shtresës së mesme.

Janë larguar ekonomistët, juristët, avokatët, mjekët, infermierët, inxhinierët. Ata që bënin trurin e Shqipërisë. Si mund të goditet tjetër shtresa e mesme? Duke dhënë modelet më të këqija të qeverisjes. Po njëkohësisht duke mos dhënë dhe shërbimet bazike. Si mund të rrish shtresa e mesme të ruajë nivelin e saj nëse fëmijët nuk ka mundësi t'i arsimojë dhe t'i bëjë ata qytetarë dinjitozë të së ardhmes. Si është e mundur shtresa e mesme të ruajë pozicionin e saj kur shkon në spitalin publik që paguan me qindra mijëra lekë çdo muaj sigurime shoqërore dhe shëndetësore. Ka prej tyre që paguajnë edhe 1 milion lekë sigurime shoqërore dhe shëndetësore dhe shkojnë në spitale dhe shërbim nuk kanë" tha Teliti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco