Protesta e Koalicionit për Familjen kundër terapisë hormonale, PD i bashkohet marshimit 'Për Jetën'

Protesta e Koalicionit për Familjen kundër terapisë hormonale, PD i bashkohet marshimit 'Për Jetën'

14:51, 01/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Partia Demokratike ka njoftuar anulimin e foltores së kësaj të marte, 1 qershor përballë kryeministrisë pasi do ti bashkohet marshimit për jetën organozuar nga Koalicioni për Familjen.

Marshimi vjen si përgjigje kundër terapive hormonale për ndryshimin e gjinisë, të cilat, sipas organizatorëve, përbëjnë pjesë të një agjende që dëmton familjen.

PD është në mbështetje të tubimit  që do të mbahet në orën 18:00 në Sheshin ‘Skënderbej’.

Njoftimi:

Në ndjekje të zhvillimeve shoqërore dhe politike, Partia Demokratike nuk do të zhvillojë sot Foltoren e përjavshme të së hënës përpara Kryeministrisë, por do të marrë pjesë në mbështetje të tubimit të Aleancës për Familjen kundër terapive hormonale për ndryshimin e gjinisë, të cilat, sipas organizatorëve, përbëjnë pjesë të një agjende që dëmton familjen.

Tubimi do të zhvillohet në orën 18:00 në Sheshin ‘Skënderbe’.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco