Berisha: Dumani mashtroi vettingun për pasuritë e tij, bleu apartament 390 euro m2 në Komunë Parisit

14:04, 01/06/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish kreu i SPAK Altin Dumani ishte sërish në qënder të akuzave të liderit të opozitës Sali Berisha, sipas të cilit Dumani ka mashtruar organet e vettingut për pasuritë e tij.  Lideri i opozitës argumentoi se Dumani bleu një apartamentet me vetëm 39 euro në një zonë luksoze të Tiranës tek xhaxhai i gruas së tij Andon Pango, një njeri me precedente panale. Nga ana tjetër Berisha tha tha se vjehrri i Dumanit dhe gruaja e tij kanë nënshkruar një kontratë noteriale ku kanë gënjyer lidhur me vilën 3 katëshe që sipas tyre ua ka dhuruar një bamirës anglez. Berisha tha se me këto manovra Dumani ka kaluar vettingun, ndërkohë që kolegë të tij janë përjashtuar për shuma qesharake parash tw pajustifikuara.

Syri TV

Vettingu i dyshimtë i ish kreut të SPAK Altin Dumani ka qënë kryefjalë e denoncimeve të pas dlajes nga SPAK të liderit të opozitës Sali Berisha, i cili me prova konkrete zbërtheu manovrat e Altin Dumanit për të justifikuar pasuritë.

Berisha solli ndërmend se Altin Dumani bleu një pronë në një zonë elitare të Tiranës me 390 euro metri katror dhe deklaroi se e ka blerë në 2006, kur në apartamentin 127 m2 ka nisur të jetojë që në vitin 2004.

Berisha tha se me këtë argument janë djegur nga vettingu gjyqtarë dhe prokurorë dhe akuzoi Dumanin dhe Krajën se falë tyre, sot apartamentet e viteve 1970 shiten si objekte të 2026.

Nga ana tjetër Berisha iu rikthye dhe skandalit të vilës 3 katëshe të dhuruar vjehrrit të Altin Dumanit nga një pastor Anglez.  Berisha tha se vjehrri i Altin Dumanit ka bërë deklaratë të pavërtetë tek noteri, teksa u ndal tek argumentet që e ekspozojnë Dumanin se ka gënjyer organet e vettingut.

Në shenjestët të liderit të opozitës u vendos edhe gjyqtarja Irena Gjoka, për të cilën gjykata rrëzoi SPAK për pushimin e çeshtjes.

Berisha u paraqit këtë të hënë në SPAK në kuadër të zbatimit të masave të sigurisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco