Partia Demokratike ka bërë publike listën me 200 anëtarët e rinj të Këshillit Kombëtar, një zhvillim që pritet të sjellë një qasje të re në aksionin opozitar.
E ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv nën moderimin e Armela Ferkos, përfaqësuese e PD për Diasporën, Erisa Bajaziti i sheh prurjet e reja në Këshillin Kombëtar të PD, si një rezistencë ndaj realitetit të ashpër që ka detyruar mijëra shqiptarë të braktisin vendin dhe të përballen me kushte jetese skandaloze.
Sipas saj, angazhimi në radhët e opozitës nuk duhet parë thjesht si një mision partiak, por si një detyrim kombëtar për të dalë përtej interesave të vogla personale.
Shqipëria sot ndodhet përballë sfidave të jashtëzakonshme, një fakt i konfirmuar jo vetëm nga perceptimi i qytetarëve që largohen, theksoi Bajaziti, por edhe nga raportet ndërkombëtare, përfshirë atë të DASH.
Emrat e rinj të Këshillit Kombëtar të PD, Bajaziti i sheh si një larmishmëri dhe që përmes tyre do të merren edhe vendime të rëndësishme mbi pozicionin politik të PD në vendimmarrjet për fatin e Shqipërisë.
Kuvendi shpaloste një mesazh të qartë për qytetarët e vendit. Të bashkohemi të gjithë bashkë, një parti që ka marrë përsipër t'i bëjë rezistencë këtij realiteti të ashpër për shqiptarët, të cilët i ka detyruar të largohen nga vendi. I ka detyruar të jetojnë në kushte skandaloze. Dhe fakti që Partia Demokratike bën thirrje për bashkim, tregon dëshirën e saj për të mbledhur të gjithë shqiptarët. Kushdo që e ndjen që mund të ketë një zë të fortë, kushdo që e ndjen që mund të japë një kontribut, kushdo që e ndjen që mund të bëjë diçka për vendin e tij, ta ndiejë veten të mirëpritur.
Jo vetëm në Partinë Demokratike, dhe këtë ne nuk duhet ta shohim si një angazhim vetëm partiak. Unë personalisht e shoh angazhimin për Shqipërinë si një mision që e kalon vetveten, është një mision që e kalon partinë, është një mision për vendin tënd. Dhe kur ti nisesh nga predispozita për të mbrojtur këto qëllime, atëherë ti bëhesh një zë motivues dhe për të tjerët që ndoshta për një arsye apo një tjetër janë duke dyshuar.
Mundohem të jap shembullin tim sepse ti nuk mund t'i kërkosh askujt diçka nëse ti nuk nisesh nga vetja jote, nëse ti nuk e jep shembullin, nëse ti nuk je aty në rresht të parë për t'u përballur me vështirësitë që ka ky vend. Dhe unë do të kisha dashur që të largohemi pak nga çdo iluzion me të cilin sot mund të na gënjejë fasada e Shqipërisë, premtimet që ne jemi duke bërë një rrugëtim të shndritshëm drejt Bashkimit Europian, sepse ne e dimë shumë mirë që Shqipëria sot përballet me sfida të jashtëzakonshme. Dhe këtë nuk jam duke e thënë vetëm unë, këtë e thonë edhe shumë shqiptarë të tjerë, këtë e thonë vetë shqiptarët të cilët janë larguar nga vendi dhe nuk shohin më perspektivë që mund ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në këtë vend.
Këtë e thonë raportet e ndërkombëtarëve, këtë e thotë raporti i DASH. Pra, nuk është thjesht një zë, janë shumë zëra, janë shumë institucione. Dhe mbi të gjitha është Partia Demokratike që ka marrë përsipër dhe zotohet që të dalë përballë këtyre vështirësive, sado nganjëherë që duket e pamundur, të dalë dhe të ballafaqohet me të vërtetën e madhe që gati më duket si një shuplakë që është duke iu dhënë çdo shqiptari. Ajo e vërtetë e cila do të duhej në fakt të na shkundte për të kuptuar se ku jemi duke qëndruar vërtet dhe se ku e kemi vendin. Dhe a jemi duke luftuar ne për të ndërtuar një Shqipëri të së ardhmes, një Shqipëri dinjitoze për qytetarët e vet.
Unë dëgjoj një larmishmëri emrash në përbërjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe jam e bindur që si një organ i rëndësishëm i Partisë Demokratike do të shqyrtohen dhe do të merren vendime të rëndësishme, jo vetëm për mënyrën dhe për nevojën që ka Partia Demokratike për t'u pozicionuar, qëndrimet e saj, pozicionet politike. Në raport gjithmonë jo vetëm me vetveten, por në raport me Shqipërinë. Kështu që e shoh shumë të rëndësishme dhe momentin që u zhvilluan këto zgjedhje në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Tani le të themi që duhet vendosmëria dhe dashamirësia e gjithsecilit që është pjesë e këtij këshilli, të japë kontributin e tij maksimal.
Dhe dua ta theksoj këtë, absolutisht askush duke u nisur nga interesi partiak individual, personal, interesa të vogla, por mendoj që duhet të kemi një pamje më të gjerë në raport me nevojat që ka sot vendi, dhe të jemi aty, të qëndrojmë përballë të pa frikësuar, të përballim një objektivi që nuk na tremb. Unë mendoj që Partia Demokratike nuk ka dashur të presë vetëm për Kuvendin, sepse më lejoni t'ju kujtoj protestat më të fundit që ka organizuar Partia Demokratike.
© SYRI.net