SYRI TV/ ‘Piranjat’ - Drejtori pol. Bashkiake Durrës, shkel ligjin, Gjuzi legalizoi banesë në pronë të zaptuar

15:19, 31/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Emisioni “Piranjat” ka denoncuar shkeljen e ligjit nga Flamur Gjuzi në kohën kur ka qenë në krye të Aluiznit të Durrësit. Gjuzi ka legalizuar një banesë e cila ishte ndërtuar në tokën e blerë nga një shtetas tjetër, ndërsa ka mohuar akuzat duke u justifikuar se nuk i ka ardhur asnjë shkresë për shembjen e objektit. Ndërkohë në një tjetër denoncim Gjuzi rezultoi pronari i një sipërfaqeje të madhe toke në Xhafzotaj të Durrësit, por fakt të cilin gjuzi e mohoi përsëri duke pretenduar se toka në fjalë i përkiste komshiut të tij.

Syri tv

Emisioni Piranjat në Syri Tv kanë denoncuar faktin se si drejtori i Policisë Bashkiake të Durrësit ka shkelur ligjin në kohën kur drejtonte Aluiznin në Durrës. Gjuzi ka legalizuar një banesë në emër të Sofije Hersit, e cila ishte ndërtuar në tokën e blerë nga shtetasi Flamur Lakushi në vitin 2004. Institucionet përkatëse vendosën prishjen e objektit, por për shumë arsye ky vendim nuk u zbatua asnjëherë

Në një komunikim me gazetarin  e Piranjave Freard Rista, ish-drejtori i ALUIZNI-t, Flamur Gjuzi, pretendoi se ka zbatuar detyrën pasi shkresat për moslegalizimin dhe më pas prishjen e objektit nuk janë depozituar asnjëherë në zyrën e ALUIZNI-t.

Në redaksinë e emisionit “Piranjat” mbërriti një denoncim nga një qytetar i zonës së Xhafzotajt, i cili informoi se aty ka blerë shumë prona z.Gjuzi, por nuk i ka regjistruar në emër të tij, dhe jo vetëm kaq, por ka nisur të sheshojë tokën me dhe dhe inerte, të cilat dyshohet se merren në Portin e Durrësit. Lidhur me këtë fakt, z.Gjuzi mohoi gjithçka, madje u bë tepër agresiv, duke kërkuar të largojë kamerën dhe mikrofonin.

Gjuzi mohoi që të ishte prona e tij, madje na siguroi që me një grup inspektimi do të niseshim për të verifikuar gjithçka, por nuk e mbajti premtimin. Ai pretendoi se ato prona mund të jenë në emër të familjarëve të tij, një skemë e njohur kamoflimi pasurish për ata që ushtrojnë funksione publike.  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco