Avokati Genc Gjokutaj ka uruar kryetarin e PD-së, Sali Berisha pas rikonfirmimit në referendumin e 23 majit.
Në një mesazh në rrjetet sociale, Gjokutaj shkruan se, Berisha ia doli të rezistojë ndaj atyre që donin ta eliminonin politikisht.
Mesazhi i Genc Gjokutajt:
Të nderuar Miq!
Forca e Pushtetit dhe e Shtetit nuk ka njësi matëse ndaj nuk mund të llogaritet!
Ndërsa forca e Opozitës matet me Qëndresën dhe Rezistencën!
Qëndroi me mendjen në mësim edhe pse i dorëhequr nga të qenit Kryetar i PD!
Rezistoi si askush ndaj skenarëve që donin ta eliminonin politikisht!
U rikthye me Fjalën bindëse dhe Rithemelimin!
E proceduan, e arrestuan por nuk e gjunjëzuan dot!
Një i tillë do ti duhej PD që edhe po të mos e kishte duhet ta gjente me domosdo!
Urime dhe suksese Doktor Berisha në pjesën tjetër të ndeshjes! G
© SYRI.net