Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka falënderuar demokratët për votën e tyre, duke u shprehur se, ata sot kanë votuar për një parti të ripërtërirë plotësisht.
‘Demokrate e demokratë, sot ju keni votuar për një PD të ripërtërirë plotësisht. Për një PD më të vendosur se kurrë në misionin e saj’, tha Berisha gjatë fjalës së tij.
Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:
Demokrate e demokratë, sot ju keni votuar për një PD të ripërtërirë plotësisht.
Për një PD të modernizuar në të gjithë veprimtarinë e saj.
Për një PD të vizionit më të shkëlqyer për Shqipërinë dhe shqiptarët.
Për një PD më të vendosur se kurrë në misionin e saj.
Edhe njëherë, rroftë PD.
Fitore, fitore, fitore.
© SYRI.net