VIDEO/ Berisha-Ramës: Je një kufomë politike, fundin e ke të shpejtë! Siç votuam të lirë sot, do votojnë shqiptarët nesër

VIDEO/ Berisha-Ramës: Je një kufomë politike, fundin e ke të shpejtë! Siç votuam të lirë sot, do votojnë shqiptarët nesër

21:58, 23/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Lideri i demokratëve, Sali Berisha në fjalën e tij pas rikonfirmimit në krye të PD-së, i ka dërguar një mesazh edhe Edi Ramës. Sipas tij, siç demokratët votuan të lirë sot, edhe shqiptarët do të votojnë të lirë.

‘Edi Rama, dije mirë se për këtë ushtri 40-mijëshe, ti ke zero legjitimitet. Se ti kudo që të shkosh, edhe në hënë dhe prapa diellit, shkon një hajdut i shpërfytyruar.

Shkon një sharlatan. Shkon njeri pa legjitimitet. Ndaj dhe do trajtohesh i tillë deri ditën e largimit tënd nga pushteti. Parti e votës së lirë.’, tha Berisha.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha:

Miq, u përballëm me një diktaturë autoritare, e cila shpërbëri zgjedhjet.

E cila ngërtheu, korruptoi mediat dhe gjuhën shqipe, gjuhën më të bukur, me mashtrimet, me trillimet e përdorura në propagandën e saj.

Por ja ku jemi.

Me votën tonë, siç votuam të lirë sot, do votojnë shqiptarët nesër.

Ky është betimi ynë.

Ndaj dhe Edi Rama, dije mirë se për këtë ushtri 40-mijëshe, ti ke zero legjitimitet.

Se ti kudo që të shkosh, edhe në hënë dhe prapa diellit, shkon një hajdut i shpërfytyruar.

Shkon një sharlatan.

Shkon njeri pa legjitimitet.

Ndaj dhe do trajtohesh i tillë deri ditën e largimit tënd nga pushteti.

Parti e votës së lirë.

Mendove se me 11 maj fitove.

Buzëqeshjen ta ngrimë muaj më parë dhe prej muajsh kalon nga skena në skenë gjysmë meit, gjysmë i gjallë. Kufomë politike!

Ndaj dhe fundin e ke të shpejtë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco