Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, në një postim në rrjetet sociale ka reaguar pas përfundimit të procesit zgjedhor në degën e Partisë Demokratike në Kavajë.
Qosja e cilësoi procesin si shembullor, ndërsa uroi kreun e ri të zgjedhur të degës, Rudin Hylviun, për fitoren.
Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për kandidaten Arta Arkaxhiu për garën qytetare, duke theksuar se puna për zgjedhjet e ardhshme ka nisur dhe se besimi i demokratëve duhet të përkthehet në përgjegjësi dhe angazhim të përditshëm.
Postimi në rrjete sociale:
Dega Kavajë e Partisë Demokratike sapo mbylli një proces zgjedhor shembullor.
Urime dhe suksese për fitoren kryetarit të ri z. Rudin Hylviu
Mirënjohje të thellë për Arta Arkaxhiun për garën qytetare.
Puna për zgjedhjet e ardhshme ka filluar.
Besimi i demokratëve duhet të përkthehet në punë dhe përgjegjësi natë e ditë, për të thelluar fitoren tonë.
Suksese
© SYRI.net