Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Procesi për zgjedhjen e kreut të PD, Elbasan/ Himçi: Jemi në koordinim me strukturat organizuese, proces i rregullt

Procesi për zgjedhjen e kreut të PD, Elbasan/ Himçi: Jemi në koordinim me strukturat organizuese, proces i rregullt

18:36, 23/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi, në një deklaratë për mediat tha se procesi i votimit në të gjitha degët e qarkut Elbasan është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe normale, me pjesëmarrje të lartë të anëtarësisë.

Sipas tij, procesi ka përfunduar në disa degë si Belshi dhe Cërriku, ndërsa në degën e Elbasanit vijon ende për shkak të fluksit të madh dhe pritet të zgjasë deri në orën 19:00, me mundësi zgjatjeje në varësi të radhëve të votuesve.

Himçi theksoi se janë në koordinim me strukturat organizuese të procesit dhe se çdo qytetar që paraqitet për të votuar do të ketë mundësinë të ushtrojë të drejtën e tij, derisa të votojë edhe anëtari i fundit.

Blendi Himçi:

Procesi në përgjithësi në të shtatë degët e qarkut Elbasan ka vazhduar qetësisht dhe normalisht do të thoja.

Ka pasur një pjesëmarrje goxha të lartë. Ka përfunduar në Belsh nga informacionet që kam, ka përfunduar në Cërrik. Sigurisht vijon në Elbasan.

 Pjesëmarrja në Elbasan, në degën e Elbasanit ka qenë goxha e lartë.

 Siç e shikoni ka ende radhë edhe vetë në degën e PD-së Elbasan.

Ka njerëz që kanë ardhur dhe vonë nga puna, kështu që është shtyrë orari dhe me një orë, pra mbyllet, procesi i votimit në degën e Elbasanit mbyllet në orën 19:00.

Vijon procesi. Do të mbyllet dhe ky proces në orën 19:00 dhe pastaj presim daljen e rezultatit të referendumit për ditën e sotme.

Ne jemi në koordinim edhe me KOKOE-n, domethënë që zhvillon dhe organizon të gjithë procesin e votimit dhe sigurisht presim orientimin nga KOKOE.

Nëse do të ketë fluks të shtuar edhe pas orës 19:00, janë të mirëpritur që të vijnë dhe ne nuk do ta mbyllim procesin derisa të përfundojë dhe votuesi i fundit në degën e Partisë Demokratike të Elbasanit.

Mbetemi të hapur edhe në funksion të orientimeve të KOKOE-s, por pa diskutim edhe në qoftë se vihet dhe do të shikojmë që ka njerëz edhe gjatë orës 19:00 që vazhdojnë dhe presin në votim ose në radhë, sigurisht që do të kenë të drejtën për të votuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco