Lajmi i fundit

LIVE/ 13 ditë protesta: Rama jepe dorëheqjen! Mijëra në marshimin protestë nëpër rrugët e Tiranës

Mbyllet referendumI në Gjirokastër për kreun e PD/ Shehu: Votimi në përputhje me rregullat statutore

18:19, 23/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Procesi i votimit për lidershipin e Partisë Demokratike është mbyllur zyrtarisht në orën 18:00 në të gjithë qarkun e Gjirokastrës, duke përfshirë degët në Memaliaj, Tepelenë, Këlcyrë, Libohovë, Dropull dhe Përmet.

Raportimet nga terreni tregojnë për një proces të qetë dhe me një pjesëmarrje të lartë të anëtarësisë, i cili ka nisur rregullisht që në orën 08:00 të mëngjesit.

I pranishëm gjatë këtij procesi ishte edhe deputeti demokrat i qarkut të Gjirokastrës, Tritan Shehu.

Në një prononcim nga qendrat e votimit, Shehu e cilësoi procesin si krejtësisht normal dhe në përputhje të plotë me rregullat statutore të partisë.

Ai theksoi se tashmë ka nisur faza e numërimit të fletëve të votimit në çdo degë, ndërsa komisionet po punojnë me seriozitet maksimal për nxjerrjen e rezultatit përfundimtar.

Pjesë nga deklarata:

"Ka qenë një proces krejt normal, në përputhje me të gjitha rregullat statutore, me një pjesëmarrje të lartë, i cili tashmë është mbyllur në çdo degë.

Kudo po bëhet numërimi i fletëvotimeve dhe rezultati atje ku po punon komisioni i qendrës së votimit të degës së Gjirokastrës dhe patë që anëtarët e komisionit po punojnë me seriozitet.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco